Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë aksion nëpër lokalet e kryeqytetit

Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë aksion nëpër lokalet e kryeqytetit

Me kërkesë të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, kryeinspektori i MTI-së Lulzim Syla, bashkë me inspektoratin kanë kryer inspektime në Komunën e Prishtinës nëpër lokale. Arsyeja e këtij inspektimi ka qenë respektimi i rregullave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për tu mbrojtur nga virusi Covid-19. Po ashtu Inspektorati i MTI-së ka kryer edhe inspektimet rutinore që bien në përgjegjësi të këtij institucioni. Bizneset janë këshilluar se si duhet ta ushtrojnë veprimtarin e tyre pa i rrezikuar konsumatorët dhe stafin e tyre, duke vendosur maskat dhe mbajtur distancën e paraparë me udhëzimet e institucioneve. Kryeinspektori Syla tha se inspektimet do të jenë të vazhdueshme edhe ditët e ardhshme, duke i koordinuar veprimet me institucionet tjera të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi sfidon Gjykatën Supreme dhe Kushtetuese

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka thelluar edhe më tej përplasjen institucionale …