RrGK, pjesë e organizatave të rajonit që krijuan protokolin për Këshillim Online për gratë që përjetojnë dhunë

Instituti KAF: Çdo ditë në Kosovë, gratë dhe vajzat i nënshtrohen prostitucionit me forcë

Përmes një komunikate  bëhet e ditur se të premten, më 23 nëntor në orën 18:00, në hapësirën e re të K2.0 do të organizohet një Bisedë e Shkurtër rreth trafikimit seksual në Kosovë.  Çdo ditë në Kosovë, gratë dhe vajzat i nënshtrohen prostitucionit me forcë. Trafikimi seksual, një formë e skllavërisë moderne, po trajtohet dobët dhe nuk po i ipet vëmendja që i duhet. K2.0 në këtë Bisedë të Shkurtër do të shtjellojë temat:

Si ka ndryshuar situata sa i përket trafikimit seksual që nga pavarësia e Kosovës? Çfarë duhet të bëhet më shumë për t’i mbështetur personat që janë trafikuar? A bëjnë sa duhet institucionet legjislative kosovare për ta parandaluar këtë formë moderne të skllavërisë?

Për ta nisur diskutimin kemi ftuar disa persona që do na ndihmojnë t’i adresojmë këto tema:

Adile Basha Shaqiri — Zyrtare e Lartë kundër trafikimit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Një përfaqësues/e nga Drejtorati për Hetime Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Policinë e Kosovës

Lumnije Behrami — Zyrtare Ligjore në Programin e të Drejtave Civile

Një përfaqësues/e nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Diskutimi do të moderohet nga Adelina Berisha, aktiviste për luftimin e dhunës me bazë gjinore dhe do të shoqërohet nga ekspozita e K2.0 “Handle With Care”, këtë të premte më 23 nëntor, në hapësirën e re të K2.0 nga ora 18:00. (Rr. Ferat Dragaj 60-1, prapa Furra Qerimi 1).

 

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …