Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sot edhe 14 raste të reja me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sot edhe 14 raste të reja me coronavirus, duke shkuar në 184 numri i të infektuarve në Kosovë. Ky institut bën të ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 259 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virus, gjithsej nëntëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre me vendbanim në Prishtinë, dy me vendbanim në Senik-Malishevë dhe me nga një  rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të  Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …