Zgjedhjet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, nuk janë duke shkuar mirë. Në disa degë, e nëndegë të partisë më të madhe opozitare po përdoret edhe dhuna fizike. Madje në disa raste siç është ai në degën e kësaj partie në Vranjevc u deshtë edhe ndërhyrja e forcave të rendit. E ditë më parë incidente pati edhe në dy degë të LDK-së, në Mitrovicë dhe Ferizaj. Por, për të gjithë ata që po i krijojnë këto incidente, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka një porosi. Mustafa thotë se të tillët do të ndëshkohen dhe se nuk do të kenë mundësi asnjëherë të jenë në strukturat e partisë. Ai shton se në kuvendet zgjedhore të partisë që ai drejton kanë “gisht” edhe persona që nuk i takojnë LDK-së. Për rikandimin për të parin e LDK-së, Mustafa sqaron se qëndrimin e tij do ta bëjë zyrtar vetëm atëherë kur mbyllet procesi zgjedhor. Këtë thotë ta kenë bërë me të vetmin qëllim që të mos ndikojnë në procesin zgjedhor. Kujtojmë se përveç degës së Mitrovicës dhe Ferizajt ku pati incidente dhe konfrontim fizik mes delegatëve, probleme të tilla po shfaqen edhe nëpër degët e kësaj partie në kryeqytet.
Kontrolloni gjithashtu
Lahi Brahimaj: AAK-ja nuk ka ndërmend të bëjë koalicion me Vetëvendosjen, por nuk ka vija të kuqe ndaj partive të tjera
Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe një nga komandantët më të shquar të saj, …