Isa Mustafa

Isa Mustafa ka marrë pjesë në një aktivitet blegtoral në çethjen e deleve në malet e Burimit, (ish-Istog)

Përderisa luftëtarët e UÇK-së kanë bërë homazhe te varrezat e bashkëluftëtarëve të tyre dëshmorë të rënë në Koshare, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, sot  ka marrë pjesë në një aktivitet blegtoral në qethjen e deleve, në malet e Burimit,  ish-Istog. Gjatë qëndrimet në mesin e blegtorëve Isa Mustafa ka deklaruar me bindje se në seancën e 3 gushtit nuk do të ketë votë të LDK-së në përkrahje të Kadri Veselit dhe as tç Ramush Haradinajt për themelimin e Qeverisë. Po ashtu ai beson se edhe Teuta Rugoven nuk do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër. Sipas tij, nuk mund t’i japin votë Veselit i cili ka sjellë vendin në krizë  pasi prishja e koalicionit po i kushton vendit me humbjen e milionave.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …