Isa Mustafa

Isa Mustafa: Ky ishte Referendum që e rrëzoi referendumin e Albinit dhe Vjosës

Ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve vendore të 17 tetorit ka deklaruar se ky ishte Referendumi i dytë gjatë këtij viti, ose Referendum që e rrëzoi referendumin e Albinit dhe Vjosës. Në fakt, këto zgjedhje dëshmuan paqëndrueshmërinë e rezultateve nga zgjedhjet e përgjithshme dhe e vunë në dyshim të plotë bazueshmërinë e këtij rezultati”. Isa Mustafa thotë së është fatale që Lëvizja Vetëvendosje dhe lista “Guxo” të mos e fitojnë asnjë komunë. Ai shprehet i bindur se kandidati i LDK-së në Prishtinë, Përparim Rama, do ta mposhtë Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje, po ashtu LDK-ja  do të fitojë edhe në Besianë, ka thënë mes tjerash, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Dy diplomatë dhe një gjeneral amerikan dëshmojnë në Hagë gjatë nëntorit

Në fillim të nëntorit, Gjykata Speciale në Hagë do të presë disa dëshmitarë të nivelit …