Isa Mustafa

Isa Mustafa pyet pse qytetarët e Shqipërisë mund t’i përdorin vaksinat kineze e qytetarët e Kosovës u dashka t’i refuzojnë ato

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për refuzimin e Qeverisë së Kosovës që të dërgojë punëtorët e arsimit e ata shëndetësorë për vaksinim në Shqipëri, meqë Edi Ramës i kanë mbetur vetëm rezerva të vaksinës kineze. Mustafa ka thënë se nuk e kupton se pse qytetarët e Shqipërisë mund t’i përdorin këto vaksina e qytetarët e Kosovës duhet t’i refuzojnë. Ai ka deklaruar se nëse Qeveria Kurti vendos t’i refuzojë mallrat kineze, pjesa dërmuese e qytetarëve do të mbeten lakuriq. Nuk e kuptoj pse vëllezërit tanë në Shqipëri mund t’i përdorin  vaksinat kineze e ne duhet t’i refuzojmë. Qeveria e Republikës së Kosovës, që drejtohet nga kryeministri, Albin Kurti, ka refuzuar që të dërgojë punëtorët e arsimit e ata shëndetësorë për vaksinim në Shqipëri, pasi që  Edi Ramës i kanë mbetur vetëm rezerva të vaksinës kineze.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …