Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur i bindur se partia që ai drejton është e vetmja që ka potencial për t’i zgjidhur problemet e akomuluara në Kosovë. Ndërsa bëri të ditur se janë duke punuar çdo ditë për t’i bërë votat për rrëzimin e qeverisë Haradinaj. Kurse për zgjedhjet brenda partisë, ai tha se nuk kanë qenë pjesë e diskutimeve. Për iniciativën e kryekuvendarit Kadri Veseli për themelimin e një Tribunali për krimet serbe në ndodhura në Kosovë, Mustafa tha se kjo po bëhet si mënyrë për t’i mbuluar dështimet, por megjithatë ai bëri të ditur se e përkrahin. Këto komente, Mustafa i bëri pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
