Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Opinioni publik në Kosovë e di se një femër, Edita Tahiri dhe një mashkull, Gjergj Deda, kanë qenë më të privilegjuarit e Kosovës së pasluftës, e para si idealiste e pacifizmit rugovian, gjithnjë e lakueshme dhe e përdorshme politikisht dhe i dyti shantazhues i prapë dhe vegël e përdorshme për çdo qeveritar. Të dy kanë nga një parti të vockël që mbahet  me paterica dhe nuk kalojnë dot disa qindra anëtarë. Por kjo nuk i ka penguar as i pengon ata për të ngjitur shkallëve të pushtetit, meqë përdorin të tjera metoda veprimi.

Të dy janë të njohur për qëndrime meskine  e përkulëse ndaj pardonëve. Sa herë emërohen në poste qeveritare, bëhen zëdhënës besnikë, lavdërojnë shefat, përfitojnë çdo gjë që u shkon për dore. Kur ndodhin ndërrime qeverish, ata presin se ku do të emërohen. Në rast se lihen anash përnjëherë fillojnë të kundërshtojnë të bezdisën, të çirren madje ky mashkulli që quhet, Gjergj Deda edhe kërcënon se do të dëshmojë, në gjykatë për rrahjen apo përçmimin që i kanë bërë luftëtarët e UÇK-së, në Drenicë, në vjeshtë të vitit 1998, kur ai kishte shkuar në mesin e një grupi politikanësh rugovistë për ta ndalur luftën dhe për t’iu kthyer politikës paqësore e durimtare të Ibrahim Rugovës.

Tani, ky i fundit ka heshtur. Lufta  verbale me sharje e fyerje kundër turqve, si lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës, bëri që kryeministri,  Haradinaj ta largojë nga posti i zëvendës-ministrit dhe ta emërojë ambasador në Maqedoni, por edhe atje turqit kanë protestuar dhe i kanë kërkuar kryeministrit, Zaev ta përzë nga posti…

Edita ka mbetur anash dhe tani kërkon të na bind se sa e përkushtuar është ajo për ta ruajtur kufirin e Kosovës, edhe pse për pesë vjet në krye të dialogut me Serbinë, që quhej teknik, sa herë kthehej nga Brukseli, kthehej me një humbje, të cilën e prezantonte si fitore të radhës. Dhe duke humbur gjithçka në veri, tani po diskutohet edhe humbja faktike e veriut. Ajo, e mbetur jashtë procesit, i drejtohet Kuvendit të Kosovës, duke shprehur optimizëm se të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend do ta votojnë rezolutën kundër ndryshimit të kufijve të Republikës së Kosovës, sepse historikisht ndryshimi i kufijve është bërë me luftë dhe, sipas saj, ka rrezik të shkohet drejt luftës.

Pavarësisht se nuk e pyet askush, se nuk përfaqëson më asgjë, meqë në bisedimet me Serbinë, në Bruksel,  është ndrydhur e shtrydhur politikisht, ajo, tanimë e anashkaluar dhe e harruar fare nga Qeveria, pretendon që të paktën në intervista për mediet të na tregojë për rreziqet që e presin vendin nëse lëvizin kufijtë. Në këtë mënyrë ajo dëshiron të lajë duart, sikur Pilati dikur, por procesi pesëvjeçar i dialogut me Serbinë, në Bruksel ka prodhuar këtë gjendje, të cilën kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi po mundohet ta kalojë përfundimisht me shkëmbime territoresh, duke i quajtur korrigjime të kufirit me Serbinë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Drejtësia nuk mbrohet me manipulime dhe standarde të dyfishta; Tribunali për ish-Jugosllavinë në Hagë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk janë e njëjta gjë

Me keqardhje i vlerësojmë reagimet e partive politike maqedonase, të cilat me qasjen e tyre …