Ish-gjyqtari të EULEX-it, Malcolm Simmons: Si është e mundur që një organizatë si BE të jetë ‘status neutrale’?

Ish-gjyqtari të EULEX-it, Malcolm Simmons: Si është e mundur që një organizatë si BE të ketë ‘status neutral’?

Bashkimi Evropian ka status neutral për çështjen e Kosovës dhe Serbisë. Ky ishte arsyetimi që përdori BE kur e arsyetoi çështjen e hartës skandaloze që emisari i dialogut Miroslav Lajçak mban në zyrën e tij, e ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë. E një gjë e tillë i ka rënë në vesh edhe ish-gjyqtari të EULEX-it, Malcolm Simmons. Ai në një postim në Tëitter, ka pyetur se a është e mundur për një organizatë si BE që të ketë një status neutral. Simmons ka thënë se një gjë e tillë sugjeron që BE mund të mbështesë një rezultat që nuk është në interesin e shteteve anëtare të saj. “A është e mundur që një organizatë si BE të jetë ‘status neutrale’? Të jesh ‘neutral ndaj statusit’ sugjeron që BE mund të mbështesë një rezultat që nuk është në interesin e Shteteve Anëtare. A është ky një realitet?”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …