Brickos

Arber Bullakaj u zgjodh në organin më të lartë drejtues të PS Zvicër

Nga Zëri progresiv dhe prointegra.ch

Në konferencën e sotme vjetore të Emigranteve Socialdemokratë të PS Zvicër u zgjodhën dy përfaqësues për Këshillin Drejtues të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës. Për postin e lakmuar kishte gjithsej pesë kandidatura. Arbër Bullakaj arriti një shumicë absolute qysh në rundin e parë të votimit dhe u zgjodh me një rezultat të shkëlqyeshëm. Ai po merr postin nga Osman Osmani, i cili ndër të tjera shkaku i pensionimit dhe angazhimeve të shumta ka dhënë dorëheqjen nga ky organ.

“Jam shumë i lumtur për zgjedhjen time dhe besimin që më është dhënë”, thotë Arber Bullakaj kur u pyet se si ndihet. Në prononcimin e tij të mëtejmë shton me mirënjohje: “Osman Osmani, prindi i Migrant*eve Socialdemokratë të PS të Zvicrës, ka bërë tashmë punë shumë të rëndësishme për ndërtimin dhe zhvillimin e kësaj strukture. Jam i lumtur që ishim në gjendje të përfitonim nga vrulli dhe fryma e tij pioniere. Tani është çështje e vazhdimit të mëtejmë të angazhimit dhe promovimit të mëtejmë të përfaqësimit të migrantëve në të gjitha organet e rëndësishme dhe gjithëpërfshirëse të PS të Zvicrës”.

Arber Bullakaj tani me vullnet e motivacion të shtuar dëshiron të vazhdojë punën për më shumë drejtësi sociale. Sidomos gjatë periudhës së Koronës është e rëndësishme që të solidarizohemi me të gjithë ata që kanë probleme e vështirësi si rezultat i krizë së pandemisë: “Unë tashmë kam shumë ide për projekte dhe qasje që do t’i sjell PS të Zvicrës qysh në rastin e parë të dhënë duke u kujdesur për vazhdimësi”.

Zëri progresiv dhe prointegra.ch i urojnë Arbër Bullakajt zgjedhjen në postin e rëndësishëm dhe suksese sa i përket faktorizimit të mëtejmë të migrant*eve në shoqërinë zvicerane si dhe në drejtim të fuqizimin e faktorizimin e shqiptaro-zviceranëve si në raport me shoqërinë zviceriane ashtu edhe në raport me shoqëritë dhe vendet tona amë. Pos tjerash urojmë të punohet më tej drejt institucionalizimit të bashkëpunimit mes forcave progresive përtej kufijve shtetërorë, me qëllim mbrojtjen dhe avancimin e mëtejmë dhe gjithandej të të  arriturave të deritashme të shoqërisë njerëzore.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …