Jakup Krasniqi

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, shprehet kategorik kundër heqjes së taksës 100 % ndaj produkteve serbe

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës socialdemokrate, Jakup Krasniqi, shprehet kategorik kundër heqjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, duke sqaruar se  kjo taksë është e vonuar dhe se në drejtim të politikës agresive të Serbisë, Kosova duhet të vendos masa të tjera,  për ta kushtëzuar dialogun. Mendim të prerë ka edhe për idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, ku ish kryekuvendari  thotë se Kosova nuk ka çka t’i jap Serbisë. Ai këmbëngulë që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë të udhëhiqet nga delegacioni shtetëror i votuar në Kuvend, e jo nga presidenti. Ai këshillon kryeministrin që të qëndrojë pas taksës, pasi,  presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet te Beogradi e jo te Prishtina. Mos unifikimi rreth taksës nga spektri politik, sipas Krasniqit, ka sjell reagime dhe presione nga Shtetet e Bashkuara dhe nga  Evropa.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …