Ramush Haradinaj

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti. Ai  akuzon qeverinë Kurti për korrupsion dhe frikë nga dialogu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kritika e Haradinajt kishte të bënte me planet qeveritare në fushën e energjisë. Sipas ish-kryeministrit, me Kurtin  në krye Kosovës po i vështirësohet mundësia e ecjes përpara. Mund të themi që majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin dhe Vetëvendosjen drejt luftës së klasave dhe në luftë kundër aleatëve, që nënkupton po ia vështirëson Kosovës mundësinë e ecjes përpara!”, ka thënë mes tjerash, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …