Jakup Krasniqi

Ish- kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka kritikuar fjalorin e përdorur nga politikanët e vendit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka kritikuar fjalorin e përdorur nga politikanët e vendit, duke thënë se debati politik duhet të bëhet mbi bazë të argumenteve dhe se mendimi uniform nuk është i dobishëm në asnjë aspekt. Ndërprerja e komunikimit të degraduar në shoqërinë tonë, do t’i jepte film të ri vendit dhe kombit, për çka thotë se intelektualët e mbetur jashtë politikës, duhet t’i edukojnë qytetarët me kulturën e mirëfilltë në dialog. Krijimin e shtetit të se drejtës, shtetit që krijon vende pune, shtetin e drejtësisë sociale, shtetin me arsim të avancuar e shëndetësi publike, politikës i mbetet vetëm një qellim: mashtrimi i votuesve për t’ia marrë vetëm votën. Kjo është evidente të të gjithë “politikëbërësit” tanë?! E veçmas ata që janë në krye të piramidës politike!  Ne situata të tilla, intelektualët e mbetur jashtë politikës, njerëzit e arsimit, të dijës e të edukimit me mediumet oponente që kanë qellim krijimin e opinionit publik, duhet t’i orientojnë e edukojnë qytetarët me kulturën e mirëfilltë kombëtare dhe dialogun me kulturë e edukatë që po i mungon shumë kohës sonë, mbase jo vetëm politikës. Ndërprerja e komunikimit të degraduar në shoqërinë tonë, do t’i jepte një fillim të ri vendit e kombit tonë! Te kundërshtohemi, të polemizojmë ndonjëherë dhe ashpër, por ama me fakte e argumente, se mendimi uniformë nuk na duhet në asnjë segment të jetës! A mundemi? Kam besim e shpresë se mundemi, por jo kështu si ecëm deri tani në vitet e çlirimit e të pavarësisë. Na duhet një fillim i ri komunikimi në politikën shqiptare përgjithësisht!

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …