Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Enver Hasani, ka reaguar kundër shpifjeve huligane e arrogante të Shkëlzen Gashit

Në reagimin e profesorit, Enver Hasani thuhet:

“Arsyeja kryesore pse Shkëlzeni përdorë fjalor rrugaçësh dhe mundohet të luaj huliganin e rrugëve të Prishtinës kundrejt meje, ka të bëj më motive personale dhe me vetë temën, krejt kjo me qëllim të mundjes së frikës që ai ka nga unë. Dikur e në një kohë, vitete e pasluftës, pas përgjërimeve të shumta që mi patë bërë, e kam pas dërguar jashtë vendi për të bërë një master, siç kam dërguar plot të tjerë, të rinjë e të reja që sot janë mirënjohës ndaj meje pafund. Kjo është arsyeja e parë që ai përdorë rrugaçërinë dhe stilin huliganesk për të më kundërshtuar mua, thjeshtë për të mbytur frikën nga unë”, ka thënë Hasani.

“Po të mos kishte frikë, ai do më takonte dikund dhe do të thoshte krejt atë çfarë ka kundër meje. Kur e takoj rrugës nganjëherë, më vjen gjynah prej sjelljes së tij: kokëulur dhe i përbuzur, sikur njerëzit që shkojnë në pushkatim, pa guxuar të ngre kokën dhe të më shikoj në sy. Meqë është qyqar, ai përdorë hapsirën publike për sulme mbi baza pesronale, me shpresë se e vret frikën që ka”.

“Arsyeja e dytë ka të bëj me mungesën e argumentit bazik për temën. Siç e kam thënë gjetiu, qysh më 1999 , në Kosovë janë vrarë e persekutuar hebrenjët dhe të tjerët, kryesisht në një kamp përqendrimi në Prishtinë dhe kjo rrethanë tragjike lidhet me Divizionin “SS Skanderbeg”, që është vepër tërësisht e Xhafer Devës. Pafund janë studiuesit e huaj, jo vetëm Noel Malcolm, që dëshmojnë për këtë fakt. Kam literaturë serioze, krahas gjuhës angleze, në gjuhën frënge, italiane dhe gjermane, që provojnë në mëmyrë burimore se Xhaferi ka qenë një idolog dhe mbështetës i verbët i regjimit nazist”.

“Gjermanisht nuk kuptoj, por ka disa javë që familjarët e mi po më ndihmojnë me përkthim të kapitujve të librit më të fundit të studiueses zvicerane Dr. Franziska Anna Zaugg, që me vite të tëra ka studiuar nëpër arkiva për Divizionin “SS Skanderbeg”, dhe që dëshmon shkencërisht gjëra edhe më të kqija se ato që kam lexuar vetë për Xhaferin dhe nazistët tjerë lokalë në trojet shqiptare nën ish-Jugosllavi. Kur njeriu i paditur dhe i palexuar ballafaqohet me fakte kryeneçe, sikur këto të kësaj autoreje, domosdo që duhet të luftosh “ungvibus e rostris”, që kanë thënë romakët. Kjo në rastin e Shkëlzenit është angazhim rrugaçëror kundër fakteve hisotorike, duke projektuar në mua botën që unë nuk kam asnjë lidhje me të”, ka thënë mes tjerash, Enver Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …