Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka paralajmëruar plan të ri në dialogun Kosovë – Serbi

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka paralajmëruar plan të ri në dialogun Kosovë – Serbi  nëse do ta zëvendësonte Miroslav Lajçakun në pozitën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka theksuar më tutje se dialogu ka ngecur për shkak të mungesës së besimit. “Do të ofroj planin tim. Dialogu është në ngërç, ka mungesë besimi dhe ne duhet ta gjejmë mënyrën për të ecur përpara me besim më të madh. Pa përparim në dialog, as Kosova e as Serbia nuk mund të arrijnë asgjë për një të ardhme më të sigurt” është cituar të ketë deklaruar ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …