Ismail Syla: Partitë shqiptare shtet-formuese PDK, LDK, AAK, NISMA në vetvete bartin vlera të përbashkëta klasike

Ismail Syla: Distancimi ndaj UÇK-së i Vjosa Osmanit në KS të OKB-së nuk kompenzohet me patriotizëm patetik

Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani ka raportuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Gjatë paraqitjes së saj ka pasur shumë replika me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Seljakoviqin. Megjithatë ajo  nuk ka replikuar me ministrin serb për akuzat që ai iu bëri krerëve të UÇK-së, e ish presidentit, Thaçi, të cilin e quajti “kasap i Ballkanit”. Për këtë rast ka reaguar ish-këshilltari i kryetarit, Hashim  Thaçit, Ismail Syla në profilin e tij në “Facebook”.  Syla ka thënë se “Lista “Guxo” ka prirje natyrore të gabojë ndaj vlerave të UÇK-së në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.”

Postimi i plotë i Ismail  Sylës:

Lista “Guxo” ka prirje natyrore të gabojë ndaj vlerave të UÇK-së në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dje liderja “Guxo” lejoi pa replikë që liderët e UÇK-së të identifikohen me sintagmën  “kasapë të Ballkanit”. Shprehja “kasap i Ballkanit” është prodhim autokton i politikës agresive të Millosheviqit, që terrorizoi gjithë popujt e Ballkanit, sllovenët, kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët e Kosovës. Liderja “Guxo” nuk guxoi t’i mbrojë liderët e UÇK – së. Distancimi ndaj UÇK-së nuk kompenzohet me patriotizëm patetik.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …