Ismet Azizi: Këshilli Kombëtar Boshnjak viziton Memorialin Përkujtimor Adem Jashari në Prekaz

Ismet Azizi: Këshilli Kombëtar Boshnjak viziton Memorialin Përkujtimor Adem Jashari në Prekaz

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes shoqatës “Kosova për Sanxhakun” dhe Këshillit Kombëtar Boshnjak,   vazhdojnë vizitat  e ndërsjella. Sot në orën 10.00, delegacioni i   Këshilli Kombëtar Boshnjak i shoqëruar nga anëtarët e organizatës do të vizitojnë Memorialin Përkujtimor Adem Jashari në Prekaz dhe do të  bëjnë homazhe tek varri i Komandantit legjendar Adem Jashari, pastaj do të vizitojnë familjen Jashari, ku  do të pritet nga  Rifat Jashari. Në orën 11:00, delegacioni do të vizitojë familjen Shaban Polluzhës, duke bërë homazhe te varri i Shaban Polluzhës, pastaj do të vizitojë Qendrën e Studeneve në Prishtinë, ku edhe do  drekojnë me studentët. Delegacioni nga Sanxhaku viziton edhe varrin e kryetarit, Ibrahim  Rugova dhe në fund  do të marrë pjesë në Akademinë përkujtimor për legjendarin Adem Jashar dhe dëshmorët e UÇK-së, që do të mbahet në orën 18.oo, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri në Washington, pjesëmarrës në Forumin Global mbi Koalicionet për Reforma

Besnik Tahiri ka mbërritur në Washington ku do të përfaqësojë Kosovën në Forumin Global mbi …