Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes shoqatës “Kosova për Sanxhakun” dhe Këshillit Kombëtar Boshnjak, vazhdojnë vizitat e ndërsjella. Sot në orën 10.00, delegacioni i Këshilli Kombëtar Boshnjak i shoqëruar nga anëtarët e organizatës do të vizitojnë Memorialin Përkujtimor Adem Jashari në Prekaz dhe do të bëjnë homazhe tek varri i Komandantit legjendar Adem Jashari, pastaj do të vizitojnë familjen Jashari, ku do të pritet nga Rifat Jashari. Në orën 11:00, delegacioni do të vizitojë familjen Shaban Polluzhës, duke bërë homazhe te varri i Shaban Polluzhës, pastaj do të vizitojë Qendrën e Studeneve në Prishtinë, ku edhe do drekojnë me studentët. Delegacioni nga Sanxhaku viziton edhe varrin e kryetarit, Ibrahim Rugova dhe në fund do të marrë pjesë në Akademinë përkujtimor për legjendarin Adem Jashar dhe dëshmorët e UÇK-së, që do të mbahet në orën 18.oo, në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore
Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …