Ismet Azizi: Vendimet që i mori Kuvendi i Drenicës më 20 Nëntor të vitit 1944

Ismet Azizi: Vendimet që i mori Kuvendi i Drenicës më 20 Nëntor të vitit 1944

( Me rastin e 72-vjetorit të Kuvendit  të Drenicës,  i cili organizoi luftën kundër depërtimit të forcave partizane çetnike serbe në Kosovë)

Kuvendi Institucional i Drenicës i filloi punimet më 20 nëntor 1944, në lokalet e Kuvendit Komunal të Polacit, në orën 10, 00. Kuvendin e hapi delegati më i vjetër në at Kuvend, Shaban Polluzha. Me propozimin e Shaban Polluzhës, Kuvendi zgjodhi kryesinë e punës, të përbërë prej: Shaban Polluzhës, Miftar Bajraktarit dhe  Halil Haxhisë. Për procesmbajtës u caktua Bislim Xani dhe Hajdin Haxhia, ndërkaq, verifikues të procesit, Hetem Shaban dhe Azem Hajdini-Xani. Punët e Kuvendit, me pëlqimin unanim të pjesëmarrëseve, i udhëhoqi Shaban Polluzha. Në Kuvendin Institucional të Drenicës, i cili u mbajt në Polac, morën pjesë rreth 200 delegatë nga shumë vise të Kosovës, ndër ta:

Shaban polluzha,

Miftar Bajraktari, nga Llausha

Halil Haxhia, nga Tënafci

Azem Aruçi, nga Makërmali

Shefqet Kapedani

Shasivar Alia

Isuf Gradica, nga Gradica

Mulla Ilaz Broja, nga Buroja

Halil Bajraktari

Sadik Lutani, nga Turiqevci etj.

Ndërkaq për arsye objektive, në Kuvendin e Drenicës nuk morën pjesë këta veprimtarë:

Prof. Ymer Berisha

Marie Shllaku, nga Shkodra

Ndue Përlleshi, nga Jagoda

Kajtaz Ramadani, Nga Kjeva

Col Bajraktari

Bislim Bjagora, nga Shala

Ajet Gërguri, nga Kosova

Mehmet Gradica, nga Gradica

Shahin Gërdovci, nga Gërdovci

Mulla Ademi, nga Pakashtica etj.

Edhe këtu përmenden emrat  vetëm të atyre që autori ka arrit t’i sigurojë, i vetëdijshëm se ka edhe shumë të tjerë.

Pasi u bë verifikimi  i mandateve të delegatëve, Shaban Polluzha propozoi rendin e ditës:

Formimi i Brigadës së Drenicës, si forcë ushtarake, politike, antifashiste, demokratike shqiptare, pjesë përbërëse e ushtrisë së ardhshme kombëtare, për mbrojtjen pavarësisë së plotë, lirisë dhe integritetit territorial të shtetit shqiptar (me çka nënkupton: Shqipërinë, Kosovën, Sanxhakun dhe Çamërinë)

– Formimin e nj lëvizje politike e ushtarake që do të luftojë pa kompromis fashizmin dhe aleatët e tij krah për krah me Aleancën antifashiste;

– Që të informohet opinioni i gjerë shqiptar përmes një proklamate, mbi formimin e Brigadës së Drenicës si lëvizje politike, ushtarake, antifashiste, demokratike shqiptare si dhe të thirret opinioni i gjerë shqiptar për mobilizim me të gjitha armët që posedon secili, para se mobilizimin dhe grumbullimin e armëve ta bëjë me dhunë pushteti dhe forcat okupuese serbo-komuniste;

– Të bëhet informimi i aleatëve perëndimor, sidomos ai anglo-amerikan, për karakterin e luftës sonë liridashëse, antifashiste e të kërkohet  mbështetje dhe përkrahje materiale e morale nga aleatët perëndimorë;

Të  ndryshme.

-Pas  zgjedhjes së Kryesisë së punës dhe aprovimit të rendit të ditës, Shaban Polluzha përshëndeti delegatët dhe i ftoi të pranishmit që me një minutë heshtje të nderohen  viktimat që ranë  nga terrori serbo-komunist, nën flamurin e LNÇ-së dhe parullës së “ bashkim –vëllazërimit”, Zeqir Lutani dhe Feriz Boja anëtarë të Shtabit  Suprem të Lëvizjes.

Diskutimet e pjesëmarrësve

Delegati Halil Haxhia, pjesëmarrës i Konferencës së Bujanit, paraqiti një analizë të hollësishme për situatën politike dhe ushtarake në Shqipëri dhe në Kosovë, e veçmas pas mbajtjes së konferencës së Bujanit dhe pas dislokimit të brigadave serbo-malazeze, maqedone e bullgare në Kosovë.

Ukë Sadiku, në referatin e vetë, mes tjerash, tha;- Në kushte kur shihej se lufta zhvillohej në favor të koalicionit antifashist, disa patriotë shqiptarë të Lëvizjes Kombëtare, të prirë nga kolosët Shaban Polluzha dhe Miftar Bajraktari, të cilët ishin të vetëdijshme se pavarësia e plotë, liria dhe e drejta për vetëvendosje  mundë të fitohej vetëm me luftë të përbashkët nazifashizmit dhe aleatëve të tij, vendosën ta thërrasin dhe t’i propozojnë Kuvendit formimin e një Lëvizjeje Kombëtare, pa dallim feje, krahine ideje, për mbrojtjen e tërësisë tokësore  të shteti shqiptar.

Ky ishte qëllimi i gjithë punës dhe angazhimit  të forcave të Shaban Polluzhës dhe Miftar Bajraktarit, duke filluar prej Frontit të Rozhajës, Plavës dhe të Gucisë e deri në këtë moment, ku pothuajse e tërë popullsia e Kosovës ka filluar të ndjejë më për së afërmi rrezikun e rivendosjes së robërisë serbe, por nën petkun e ri politik.

Miftar Bajraktari përveç të tjerash pak më gjerësisht foli për figurën e Shaban Polluzhës. Në mes tjerash ai tha: Popullsia e Drenicës nën udhëheqjen e tij  luftoi dhe mbrojti popullatën duarthatë myslimane dhe shqiptare  nga terrori çetnik serb në Kollashin të Ibrit, në Sanxhak, në Jeni Pazar, në Plavë, në Guci, në Rozhajë, në Bihor e deri në lumin Lim. Shaban Polluzha i vetëdijshëm  sE vetëm  me luftë të përbashkët me Aleancën antifashiste kundër nazifashizmit dhe aleatëve të tij, mund të fitohet  liria e plotë, pavarësia dhe e drejta për vetëvendosje, mbante lidhje të ngushta me përfaqësuesit e Lëvizjes antifashiste dhe personalitet tjera të Lëvizjes kombëtare shqiptare.

Për aktivitetin patriotik të Shaban Polluzhës mirë ishte informuar Gestapoja, në maj qershor të viti 1944 tentoi ta arrestonte por nuk pati sukses, për çka  ishte meritë e Mehmet Gradicës, por si hakmarrje, Shabanit ia internuan tërë familjen. Shabani, edhe pas  internimit të familjes, vazhdoi të vepronte në ilegalitet, në organizimin e luftës kundër nazifashizmit dhe aleatëve të tij, si dhe ruajtjes së integritetit territorial të shtetit shqiptar.Shaban pllusha ishte dhe mbeti vigan i Kosovës, duke pasur tipare t e një burri të madh, gëzoi përkrahjen e masës së gjerë jo vetëm në Drenicë, por edhe nga viset të tjera të Kosovës.

Në debat  morën pjesë edhe shumë delegat tjerë ndër të cilët edhe Shaban Polluzha, Mulla Ilaz Broja, Hilimi Zariqi. Mulla Brahim Polaci etj.

Duke u mbështetur  në konstatimet e aprovuara dhe në diskutimet e delegatëve, Kuvendi i Drenicës , mbajtur më 20 nëntor 1944, në lokalet e Kuvendit Komunal në Polac, njëzëri aprovoi këto:

Vendime

Formohet Brigada e Drenicës, si Lëvizje politike, ushtarake, antifashiste, demokratike, shqiptare, për çlirim dhe bashkim kombëtar, si bërthamë e Lëvizjes kombëtare për mbrojtjen e pavarësisë së plotë, lirisë dhe integritetit të shtetit shqiptar. Komandant i brigadës së Drenicës emërohet Shaban Polluzha, ndërsa për anëtarë të Shtabit të brigadës emërohen:

Miftar bajraktari

Azem Aruçi,

Sadik Lutani

Halil Haxhia

Mulla Ilaz Broja

Ukë Sadiku

Zukë Xani

Rexhep Gjeli

Mulla Brahimi Polaci

Bajram Dërguti

Jetullah Rezalla

Qazim Bajraktari

Hysen Bajraktari

Ahemt Selaci.

Me anë të një proklamate të informohet opinioni i gjerë shqiptar për formimin e Brigadës së Drenicës. Të informohet opinioni i gjerë shqiptar dhe ai ndërkombëtar për karakterin e luftës, prej të cilit kërkohet mbështetje materiale dhe morale. etj.Përveç disa vendimeve , Kuvendi nxori edhe një proklamatë, me qëllim të informimit të opinionit të gjer me këtë përmbajtje:

 Proklamatë

I

Informohet opinioni i gjerë shqiptar se në Drenicë, në Kosovë, është formuar  Brigada e Drenicës, si Lëvizje politike, ushtarake, antifashiste, demokratike shqiptare, për mbrojtjen e pavarësisë së plotë, lirisë dhe kufijve etnik të shtetit shqiptar, e cila , në koordinim me forcat tjera progresive në Shqipëri , në Kosovë dhe në viset tjera etnike  shqiptare, do të luftojnë për çlirimin  dhe bashkimin kombëtar të vendit. Lëvizje që me forcë do t’i kundërvihet politikës dhe forcës okupuese të Jugosllavisë komuniste të Titos.

II

Komandant i Brigadës, gjegjësisht i Lëvizjes është emëruar tribuni kombëtar, Shaban Polluzha, nga Polluzha.

III

 Brigada e Drenicës, gjegjësisht Lëvizja, e bënë mobilizimin e luftëtarëve dhe atë:

Të femrave , prej moshës 20-55 vjeç dhe,

Të meshkujve, prej moshës 16-65 vjeç.

IV

Për mobilizim mund të paraqiten të gjithë shtetasit shqiptar, pa marrë parasysh s e ku kanë qenë të mobilizuar më parë dhe çfarë përcaktimi fetar e ideologjik kanë.

Kuvendi i Drenicës u bënë apel të gjithë shqiptarëve: Për mobilizim të paraqitën me tërë armatimin q posedojnë. I gjithë armatimi që gjendet  në duart e tuaja t’i epet ne dispozicion Shtabit të Brigadës, para se grumbullimin e tyre ta bëjë me forcë pushteti dhe forcat okupuese jugosllave. Ti ofrohet mbështetje materiale dhe morale Lëvizjes së porsaformuar.

Polac

Më 20. XI. 1944                                   

Komandanti, Shaban Polluzha

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Rritet interesimi për t’ u anëtarësuar në UÇK. (E enjte 18 qershor, 1998)

Herët në mëngjes nga fshati Shalë kanë ardhur Afrim dhe Lumni Shamolli. Ata ishin drejtuar …