Ismet Hajrullahu: Për një arsim bashkëkohor

Ismet Hajrullahu: Për një arsim bashkëkohor

Pa një arsim cilësor nuk mund të kemi një ekonomi, shëndetësi, kulturë e aq më pak një shoqëri të civilizuar dhe të zhvilluar ! Pa një shoqëri të civilizuar dhe të mirëarsimuar, vështirë se do të integrohemi në rrejdhat zhvillimore të Bashkimit Evropian.

Pa dyshim, investimet ne fushën e arsimit, janë investimet më afatgjate dhe që kërkojnë një politikë dhe menaxhim sa  koherent aq edhe të kujdesshëm , gjithmonë parë në këndvështimin e investimit në një fushë aq vitale për gjithë shoqërinë në përgjithësi, e në veçanti me një rëndësi shumë të madhe për brezin e ri. Për vetë specifikat që ka kaluar vendi ynë, po të besh një anlizë, bazuar në aplikimin e “reformave” që janë bërë në vijueshmeri nga ministria e arsimit, rezultatet përfundimtare, nuk dalin edhe aq të kënaqshme dhe  nuk mund të gjejmë një etalon karahsues , në rajon apo më gjërë në Evropë , ku edhe i përkasim.

Pothuajse po bëhen dy dekada  nga çlirimi i vendit  dhe  çështja e arsimit në vijueshmeri nuk ka pasur fokusin e duhur nga vetë qeveritë apo nisur edhe nga vetë shoqeria jonë.

Po të shikojmë në historinë tonë, largpamesia e rilindasve tanë të cilët bazoheshin në filozofinë e revolucionit francez, edhe ne ate periudhe e kishin prioritare çështjen e edukimit duke pasur si kurs orientimi, se zhvillimi i një shoqërie e nje kombi vjen nga arsimi. Qeveritë në vijueshmeri, në një farë mënyre nuk e kan quajtur prioritare fushen  e arsimit, e që për mendimin tim , do të duhej të ishte edhe sot si një prioritet i një rëndësie tepër të vaçantë  për shoqerinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Pa një arsim cilësor nuk mund të kemi një ekonomi, shëndetësi, kulturë e aq me pak një shoqëri të civilizuar dhe të zhvilluar! Pa një shoqëri të civilizuar dhe të mirëarsimuar, vështirë se do të integrohemi në rrejdhat zhvillimore të Bashkimit Evropian.

Vazhdimisht ,ne sot, si dje,  përballemi me një krizë të thellë në  arsimin e lartë , ku do të veçoja , degët të cilat përgatisin kuadrot për fushën e arsimit në të gjitha drejtimet dhe nivelet.  Kjo është një situatë shumë komplekse , shumë specifike , ku  për vite ministria e arsimit nuk e ka parë me syrin kritik dhe nuk ka investuar sa duhet.  Po të shikosh me kujdes, universitetin publik, kuadrot që po pranohen apo jane panuar , pjesa dërmuese pa asnjë punim shkencor , ose botime nëpër revista anonime e pa peshë. Për më keq, pjesa më e madhe e akademisë është mbushur me kuadra të komuizmit, që e mbajnë vetën akademikë e që nuk kanë prodhuar, e nuk po prodhojnë asgje për shoqërinë. Pjesa tjetër e akademikëve janë pranuar në Akademinë e Shkencave vetem duke u bazuar në njohjet e apo miqesinë me politikanë të së kaluarës komuniste e që nuk shquhen për vlera apo arritje të veçanta akademike. Çdo qeveri,  gjatë çdo fushate zgjedhore e ka pasur si refren çështjen e arsimit, por që asnjëherë nuk kanë treguar kujdesin apo investimet e duhura për këte shtyllë,tepër të rëndësishme për shoqerin tonë.

Formimi i kapacitetve dhe resurseve njerzore për mendimin tim , ështe një fushë që duhet të investohet më shumë prioritet dhe kujdes. Krijimi i platformave të qarta dhe të punuara me kujdes nga ekpert të lamive përkatëse , mund të jetë nje faktor kyç në trasenë e duhur të një edukimi dhe arsimimi koherent.

Po të shikohet me kujdes , se si kanë levizur reformat në fushën e arsimit në Republiken e Shqipërisë , apo edhe në vendet ku shqiparët jane shumicë solide, mund te vërejmë se në Kosovë është folur, por në praktikë është bërë shumë pak, për mos me thënë është bërë regres. Kjo situatë është reflektuar qartazi në rezultatet dhe  arritjet ndërkombëtare  që është përfaqësuar Kosova. Modelet apo shkëmbimet akadamike me Shqipërinë janë shumë të vakëta, ndërkohë që ne mund të krijojmë institute studimore për fusha dhe degë të veçanta të cilat do të arrinin në konkludime konkrete se si duhej të reformohej arsimi ynë në përgjithësi, duke iu dhënë brezave te rinj një prespektivë të barasvlefshme me ato evropiane.

Po ashtu, në asnjë qeveri nuk ka qenë prioritet agjenda e kthimit të studentëve që mbarojnë studimet nëpër universitetet e ndryshme  e elitare botërore. Perkundrazi, burokracitë dhe mendjengushtësia per evaluimin e diplomave dhe skepticizmi për t’ju dhënë hapsirë studentëve që i kanë kryer studimet jashtë , nganjëherë i bëjnë që ata të jenë mosbesues ndaj vetë sistemit tonë politik e administrativë.

Politikat bashkëpunuese me shumë universitete botërore , por edhe me ato të Republikes së Shqipërisë  mbeten vetem në leter dhe mbetet në doren apo në iniciativen e individëve për të sjellë ekspertë të fushave të ndryshme.Misntria e Arsimit të Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë , do të duhej të ulen për të parë mundësitë e unifikimit të kurikulumeve të arsimit tonë.

Megjithë deshirën apo vullnetin për të rritur cilësinë në edukim nga stafi mësimdhënës , mendoj që kjo mund të arrihet vetëm me një punë konkrete dhe të koordinuar mirë me institucionin përkatës.  Të gjithë e dimë se sa e madhe ka qenë mbeshtetja në fushen e arsimit nga SHBA-ja  dhe shumë vende të Bashkimit Evropian. Por, rezultatet kanë qenë në disa trajnime disi të thata dhe pa ndonjë efekt konkret. Mendoj se kemi nevojë për kuadro dhe frymë të re, që t’i pershatet kohës dhe vetë  trendeve dhe zhvillimeve bashkohore. Arsimi , mendoj se duhet të jetë larg ndikimeve nga politikat ditore , por duhet të jetë prioritet mbi prioritetet e çdo qeverie  e cila e merr seriozisht këtë segment të rëndësisë së vaçantë kombëtare.

Gjithashtu, mbipopullimi me kuadro  plagjiate, i bën dëm të pariparueshëm një shoqërie të tërë. Por, ne nuk duhet të harrojmë  se ne në Kosovë kemi rini, një rini shumë inteligjente dhe me kërkesa për një arsim më cilësor, por mjerisht, që nga shkollimi bazë e deri tek ai i lartë nuk e ka kujdesin e duhur nga politikëbërësit. Dhe ky është një sistem vicioz i krijuar e që askush nuk mund t’ia dalë ne krye , pasi politikanë me mendje komuniste të cilët janë ne disa vende kyçe, nuk po i lenë hapësirë gjeneratve të reja që të jenë pjesë e sistemeve menaxhuese nëpër dikasteret përkatëse. Nuk mund të kemi reforma euro-atlantike me një mendësi komuniste në krye të qeverive. Për mendimin tim , nuk do mjaftonte që Kuvendi  Republikes së Kosovës thjesht, t’i denojë krimet e diktaturës komuniste në Kosovë me nje rezulutë që kërkohet edhe nga Këshilli i Evropes , nese nuk shkëputemi nga mendësia e bërjes së politikave e menaxhuese komuniste . Shkëputja një herë e  mirë e  Kosovës  nga e kaluara e errët e kriminale e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë duhet të fillojë në fushën e arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …