Ismet Sopi: Me greva duan favore që ta rrisin akoma shkallën e (gjysëm) analfabetizmit!

Ismet Sopi: Me greva duan favore që ta rrisin akoma shkallën e (gjysëm) analfabetizmit!

Ish i burgosuri politik, luftëtari i UÇK-së, Ismet Sopi lidhur me grevën e mësimdhënesve ka shkruar ketë reagim n rrejtin social. “Duan favore që ta rrisin akoma shkallën e (gjysëm)analfabetizmit! Sot do të duhej të ishin në grevë dhe të protestonin, të gjithë prindërit, të cilët fëmijët e tyre vijojnë mësimin fillor dhe të mesëm në shkollat e Republikës së Kosovës. Para pak kohësh, mësimdhënësit na turpëruan me rezultatet e dobëta që nxënësit kishin treguar në testin e organizuar të PISA-s, Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar, i cili tregoi se nga 72 vendet pjesëmarrëse, Kosova u radhit ndër tre vendet më të dobëta. Mu për këtë, shqetësimin e tyre e kishin paraqitur Zyra e BE-së në Kosovë ( PPBE), Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim, Agjencia Austriake për Zhvillim, Ambasada e Zvicrës dhe World Learning në Kosovë! Me paratë e taksapaguasve tanë, nxjerrin analfabet, dhe për këtë gjë të gjithë tallen me nivelin e arsimit në shtetin tonë!”, ka shkruar ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …