Pesë të arrestuar për Masa*krën e Reçakut, Prokuroria: Hetimet po vazhdojnë për organizatorët dhe urdhërdhënësit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar pesë persona të nacionalitetit serb në kuadër të hetimeve për Masa*krën e Reçakut, në operacionin e koduar “Reçaku 2”. Aksioni është realizuar në bashkëpunim ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, pas miratimit të urdhër-arresteve dhe urdhër-kontrolleve nga gjykata kompetente. Në një konferencë për media, prokurori special Ilir Morina e cilësoi rastin si një ndër më të rëndat që po trajtohen nga institucionet e drejtësisë. Ai rikujtoi se në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë për Masa*krën e Reçakut, ndërsa theksoi se hetimet nuk kanë përfunduar. “Gjatë këtyre gjashtë muajve kemi vazhduar me mbledhjen e provave të rëndësishme që lidhen me kryesit, por edhe me organizatorët dhe urdhërdhënësit e këtij krimi”, tha ai. “Gjykata e ka aprovuar kërkesën tonë dhe sot, në orët e hershme të mëngjesit, kemi ekzekutuar urdhrin dhe kemi arrestuar pesë persona”, shtoi prokurori special. Përfaqësues të hetuesisë deklaruan se rasti i Reçakut ka kërkuar një angazhim intensiv dhe të vazhdueshëm për identifikimin e të dyshuarve. Po ashtu, hetuesit kanë konfiskuar dokumente që, sipas tyre, dëshmojnë angazhimin e të dyshuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë. “Jemi fokusuar në identifikimin e individëve që shfaqen në këto materiale”, deklaruan hetuesit.

Kontrolloni gjithashtu

Naser Vrella: Në Stuttgart të Gjermanisë u promovuan veprat e atdhetarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ahmet Qeriqi

Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës, Instituti i Kulturës së …