Isuf Ismaili

Isuf Ismaili: As nuk shuhet, as nuk tretet

Nëpër vite që kalojnë,

Zëri saj gjithnjë jehon,

Është zëri i lirisë,

Kosovë bijë e Shqipërisë.

 

Atje në malet e Berishës,

Buçiti zëri i trimërisë,

Nëpër dallgët luftarake,

Në betejat çlirimtare.

 

Në furtunat ballë për ballë,

Ti u ndeshe dhe ngadhënjeve,

Dhe kur predhat të bënin varr,

Qëndrove e kurrë s’ u shembe

 

Dhe nga maja malesh dole,

E kalitur dhe e fortë,

Gjak i zemrës arbërore,

Diell e dritë i kësaj toke.

 

Tokë e etërve të Arbërisë,

Ti Kosovë o dheu ynë,

Me themele të Ilirisë,

Gjak skifterësh të Shqipërisë.

 

Kështu vepron dhe kurrë s’ndalon,

Radio e luftës në Prishtinë,

Është Radio Kosovë e Lirë,

Që na afron e na bashkon.

 

E vepron për nder të Atdheut,

Dhe me zërin e dëshmorëve,

As nuk shuhet, as nuk tretet,

Në themele të bashkimit.

 

4 janar 2018

Kontrolloni gjithashtu

Isuf Bytyçi: KKAD-ja përmes platformës ZOOM mbajti seminarin për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë me temën: Rrugëtimi i klasave të gjuhës shqipe në diasporë: nga entuziazmi i fillimit te qëndrueshmëria dhe cilësia e mësimit

Isuf Bytyçi: KKAD-ja përmes platformës ZOOM mbajti seminarin për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë

Më 06 dhjetor 2025 nga ora 18:00 – 21:00  KKAD-ja e organizoi pjesën e parë …