Izet Shala

Izet Shala: “Procesi” i Kafkës dhe “Fajtorët e Lirisë”

 “Procesi”, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm

Në dialogun me Kasem Trebeshinën, pak para vdekjes, prapa urës së Bosforit në qytetin e Stambollit, mes Evropës dhe Azisë folëm për Burgun e Burelit dhe sjelljet e banorëve të Spaçit, udhëheqjen e Enver Hoxhës,  për procesin e prodhimit të traktorëve dhe  sukseset e Uzinës, por edhe  për procesin e  Kafkës, fajtorët e lirisë, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm, pse ishe dhe mbete gjaku i lirisë.

Procesi,  kaloi fazën e parë të  dialogut për  sjelljen e lirisë së  Lumit  të Podrimjes që pushon në dheun  francez i qetë, ani pse  Pushka Amanet e Hydajet Hysenit ec skaj me skaj  tokës me plis të bardhë e nëpër muret e shtëpive të lyra me  kashtë e baltë dhe çati të mbuluara me rrasa guri, mbi to valëvitet flamuri kuq e zi, kurse në tokën e ftohtë jep shpirt biri Migjenian i shekullit të ri, për një kafshatë që s’ kapërdihet,   nuk është fajtor liria.

Dy pjatat ngjyrë kafe, me zingjirët e zinj, tavolinat vizlluese, karrikat e lëkurta dhe   njerëzit me fytyra të verdha  në emër të parimeve shpallin verdiktin, ti  që i dhe gjak lirisë, shpallesh fajtori i lirisë.

Burgun do ta vuash në plazhet e Ksamilit, vizitat familjare nuk do ti kesh të redoktuara, bisedat telefonike do t’i vazhdon me Azinë dhe Evropën,  kostumin e veshjes çdo ditë të javës do ta sjellim nga   Korea e Veriut, por në fund të vuajtjes së dënimit do të na tregosh për personazhin e procesit të Kafkes si u shpall i fajshëm, pse vetëm kërkonte, një traktor të prodhuar nga uzina e traktorëve të  Enver Hoxhës.

Ndërrova, biseduesin tash për kohën time dhe të Fatos Lubonjës, kur përplasem për karramelat e Gjakovës apo të Apollonisë, shikojmë reportazhet e Marin Memës dhe lashtësit e Zagorisë po pse jo edhe vargjet e Çajupi.

Dal nga fundi i Azisë,

 si rrebesh i përendisë,

vrava preva e shkretova,

tokën me gjak e mbulova,

por  lirinë nuk e gëzova!

Për çudi, unë  vazhdoi të luaj lojën maca-miu me kalamajt e pallatit tim, të lexojmë procesin e Kafkës, të vizitojmë nënën e të shpallurit fajtori pse ishte luftëtar liri, të vendosim lule të gjalla të varri i të panjohurit.

Kurse, kur dielli përendon prapa Alpeve shqiptare, nata shtrinë çarçafin e zi, ne ngujohemi në ndejat me mure të trasha prej betoni, gjyshi nisi tregimin e historive për Luftën Nacional Çlirimtare  dhe Ballistëve  të Xhemë Gostivarit  që zhvillohej, diku në malet e Sharrit me komunistët e Fadil Hoxhës.

Dhimbja,  luftëtarët, vrasjet, toka, varret dhe liria ishin, shqiptare, veq procesi  i hartuar diku nga thëllësit e Karpateve…!

Por Liria ka lindur nga gjaku, gjaku është roja e lirisë, është jeta  e lirisë së këtij populli, kësaj toke, këtij flamuri kuq e zi, betimit të ushtarit, amanetit të dëshmorëve, për të  djeshmën , për të sotmën dhe për të  nesërmen e lirisë, lirisë, lirisë.

Të përkulem dhe të falem vetëm ty  Liri…!

 

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …