Jakup Krasniqi

J. Krasniqi: Gjuha në Foltoren e demokracisë duhet të jetë shembull i kulturës kombëtare për komunikim e marrëveshje!

Shekulli XXI, për ne shqiptarët e Kosovës është shekulli i Lirisë, i Pavarësisë dhe i Demokracisë se tranzicionit. Është krejt e natyrshme, që  populli ynë, për dy dekadat e lirisë, e një dekadë të pavarësisë të kërkojë që t’i kompensoi shekujt e demokracive perëndimore, por kjo nuk behej dot, e më pak mund të bëhet me përvojën e viteve të  pas luftës. Në  duhet ta dimë  se me politikat e deritashme nuk mund të hyjmë në sfidat e reja të Shtet-ndërtimit, të zhvillimit, të shtetit ligjor, të shtetit me demokraci të zhvilluar e drejtësi sociale. E më se paku ketë mund ta bëjmë me mentalitetin grabitës që i ka metastazuar të gjitha shtresat e organizuara të shoqërisë sonë, e sidomos atë të politikës, të medies, të drejtësisë e të biznesit dhe kulturën e komunikimit e sidomos të komunikimit me kundërshtarët politik. Kjo praktikë e keqe mund të ndryshohet me parti ideologjike, e veçmas me parti socialdemokrate, më parimeve e programe politike të qarta dhe të organizuar mirë. Ketë mundësi nuk e kishim para katër viteve, por, me përvojën e shpalimet politike e programore që i bëmë gjatë këtyre viteve, kemi krijuar mundësi të reja organizimi e veprimi.

 Realiteti ynë është duke e kërkuar një parti socialdemokrate. Një parti rreth se cilës bashkohen segmentet e organizuar të shoqërisë sonë të orientimit të majtë, që pajtohen me parimet politike, ekonomike e sociale të Nismës Socialdemokrate. Me njerëzit që dinë, donë e kanë çka të investojnë për ndryshime shoqërore e solidaritet njerëzor. Me njerëz që i kërkon vendi e jo me ata që vrapojnë të grabisin atë që nuk u takon.

Nisma Socialdemokrate duhet të ndahet pa ekuivokë nga politikat e shurdhëta që nuk kanë sy e veshë t’i dëgjojë e t’i shikojë drejt në sy hallet dhe kërkesat e shqiptarëve, që s’ka guxim t’u flasin njerëzve hapur e çiltër.

Gjithashtu, NISMA Socialdemokrate duhet të distancohet nga çdo formë e komunikimit që prodhon konflikte të shpifura me këdo, qofshin ata edhe kundërshtarët tanë më të mëdhenj politikë. Gjuha arrogante e komunikimit denigrues nuk i përulë kundërshtarët që u drejtohet sa i përulë dhe i përbuzë folësit e pakulturë e të pa edukatë, kudo ku ajo gjuhë shfaqet.

Nga kjo farë gjuhë gjarpërinjsh ka për obligim të distancohet çdo njeri e sidomos njerëzit e politikës, të medies, të arsimit e të kulturës. Ndërsa, Kuvendi i Kosovës duhet të jetë: Foltore e demokracisë fisnike, shembull i kulturës kombëtare për komunikim e marrëveshje!

Gjuha që po përdoret me bollëk në shtëpinë e përfaqësuesve të qytetarëve të Kosovës, në Kuvendin e Kosovës dhe në medie, askujt nuk i sjell të mira, veç klikimeve nga të frustruarit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …