Kurteshi

Ja cila është pasuria e deklaruar disa milionëshe e Sami Kurteshit të Vetëvendosjes

Anëtari i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka pasuri multi-milionëshe, aq sa e ka deklaruar pasurinë e   tij të tundshme e të patundshme, në vitin 2020. Bazuar në regjistrin për deklarimin e pasurisë, zotëri Kurteshi  ka evidentuar pasuri  të paluajtshme vlerë prej afër 2 milionë, shifër kjo që përfshinë një shtëpi banimi në vlerë prej 1 milion eurove të deklaruar si trashëgimi. Gjithashtu,  Sami Kurteshi i Vetëvendosjes, para të gatshme në bankë ka 36 mijë euro, ku 22 mijë i ka të ruajtura në një bankë në Zvicër, teksa 22 mijë janë në emër të bashkëshortes së tij. Ky anëtar i Vetëvendosjes në KQZ,  këtyre ditëve ka qenë shumë  i zëshëm  dhe imponues në mbledhjet e KQZ-së, ku ka hedhur akuza e ofendime të ulëta kundër  kryetares së këtij institucioni, Valdete Daka. ( Periskopi)

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …