Brickos

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca kërkon që të shtyhet për vitin e ardhshëm aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Ja sesi në një moment shpërfaqet niveli i papjekurisë politike, diplomatike e gjuhësore i kryekuvendarit, Konjufca

Kryekuvendari, Konjufca, ka komentuar vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Kinë derisa në Tiranë po mbahej samiti i Procesit të Berlinit. Ai është shprehur se edhe Bashkimi Evropian nuk po sill bash si duhet ndaj një vendi që thotë se është kandidat për BE.    Teksti: “Shkon ja u jep dorën atyre që e kanë në grusht, Rusia dhe Kina. Shkon te ata bosat e vërtetë të tij. Nuk e di a po kuptohet drejt (nga Bashkimi Evropian), fatkeqësisht më duket jo. Me qenë Bashkimi Evropian qashtu qysh duhet, një vend që ti thua se është kandidat me ardhur te na, e shkon atje e bën takime sekrete me Putinin, me qenë qysh duhet Bashkimi Evropian është dashtë me i thanë rri qatje krejt pra, ti mos u kthe hiç, ti nuk na vyn”, ka thënë Konjufca.

Konjufca, i njohur vetëm për gafa, fjalor të nivelit të kafehaneve, qëndrime arrogante, tani  i jep mësim Bashkimit Evropian se si u dashka  të sillet me Serbinë, madje edhe duke shpotitur, madje duke menduar për veten e vet se është i gjithëdituri, se është i denjë për të dhënë sikur mendojnë shumica e arrogantëve të Vetëvendosjes, jo të tjerët por nga disa më markantët sa i ka “garda” e këtyre matrapazëve. Ai i drejtohet Bashkimit  Evropian me konstatimin se  “me kon’ si duhet, do të thotë me kon’ sikur mendon Konjufca me trurin e zogut, u dashka mi thonë Vuçiqit, rri qatje në Kinë se nuk po na vyn ma”. Kjo logjikë e interpretimit të situatës aktuale politike, me të cilin por përballet Kosova, me udhëheqës si ky Konjufca,  me shokë e shoqe,   është një humor i nivelit të kafiqave dhe nuk e di se cili deputeti i Kuvendit të Kosovës do të pajtohej me humorin e tij, pa kripë, pa yndyrë, humor sa për të improvizuar një hahahaha, bajate dhe banale…

Nuk është vjetruar fare ajo thënia e artë e popullit: “Mos e pvet, se t’ kallëzon vetë”.

Çka duhet të bëjmë ne shqiptarët, veçmas ne të Kosovës, që Bashkimi Evropian, i cili  përfaqëson 27 shtete të Evropës  e të rajonit, nuk mendon sikur mendojnë: Glauku, Albini dhe Vjosa. A duhet të presim të vetëdijesohet BE-ja dhe Amerika, apo duhet të punojmë sikur duam e sikur dimë vetë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …