Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka pritur sot në takim ambasadoren Mara Marinaki, këshilltare kryesore për çështjet gjinore dhe gratë, paqen dhe sigurinë nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian. Me këtë rast Ahmetaj dhe Marinaki kanë biseduar për gjendjen aktuale në Kosovë si dhe rreth avancimit me integrimin aktiv të gruas në shoqëri, vendimmarrje dhe të drejtës në pronë. Kjo pasi që Kosova posedon legjislacion më integrues, model i BE-së, dhe implementimi i këtyre të drejtave të garantuara duhet monitoruar në vazhdimësi. Ministrja Ahmetaj ka potencuar rëndësinë e përkrahjes së standardeve dhe vlerave evropiane në shoqërinë tonë, dhe njëkohësisht ka theksuar se këto praktika gëzojnë përkrahjen e opinionit si e drejtë e pakontestueshme për inkuadrim të plotë të grave në vendimmarrje dhe shtetndërtim. Ministrja është zotuar se për këtë çështje edhe si ministre do të vazhdojë për të dhënë kontributin personal dhe profesional në mënyrë që respektivisht gruaja në Kosovë të njihet si vlerë dhe jo si barrë për shoqërinë. Ndërsa ambasadorja është shprehur e kënaqur me arritjet e institucioneve të Kosovës në fushën e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave në përgjithësi. Me këtë rast, ajo ka theksuar se në veçanti korniza ligjore është model për vendet e rajonit. Ajo ka bërë thirrje që në fazën e implementimit dhe ngritjes së vetëdijes të punohet edhe më tutje.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Molliqaj: Vetëvendosje nuk e dëshiron zbardhjen e rastit Dehari, për shkak të mungesës së përfitimit politik
Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së, ka shkruar për përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, duke …