Jahir Bejta: Gjykatat në Kosovë po refuzojnë kërkesën e tyre për kompensim të dëmeve gjatë luftës së fundit në Kosovë

Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar dosje në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë të vendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, drejtuar kundër Qeverisë së Serbisë. Drejtori i kësaj shoqate, Jahir Bejta tha se gjykatat në Kosovë po refuzojnë kërkesën e tyre për kompensim të dëmeve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai kërkoi që këto dosje të dorëzuara të cilat përmbajnë detaje të dëmeve, të merren parasysh dhe të mos hedhen poshtë edhe nga Gjykata Kushtetuese. Bejta theksoi se gjykatat e vendit janë kompetente t’i shqyrtojnë paditë për kompensim të dëmeve. Për këtë, avokati Ardian Bajraktari theksoi se në bazë të përvojave të kaluara, kur palët nuk janë të autorizuara, vështirë se do të merret parasysh ky dorëzim i dosjes për kompensimin e dëmeve nga kjo shoqatë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …