Krasniqi: Taksa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe nuk është problemi kryesor për mos vazhdimin e dialogu

Jakup Krasniqi: Frika nga “ambienti i mbytur me idealizëm”

Këto ditë lexova këtë “margaritar” të një “intelektuali” të ri, i cili “konstatonte”: “mes një ambienti të mbytur nga idealizmi, i cili nuk donte as të shihte e lëre më të mirëkuptonte ambicien individuale…”. Shkëputa vetëm këtë pjesë të nënvizuar nga një shkrim i gjatë ku bëhej fjalë për një kohë ndër më të lavdishmet të 100 viteve të fundit, e me të drejtë sulmohet ambienti i sotëm politik. Me këtë pjesë as që do të merrem, madje nuk do të merrem me asnjë pjesë tjetër të shkrimit, por vetëm me këtë ide të çoroditur të një gjysmë intelektuali të prodhuar në periudhën e krizës sonë arsimore. Pa dyshim që ambienti politik i viteve të fundit ka përgjegjësi të madhe edhe për këtë nivel të dijeve intelektuale, për çka me vjen shumë keq. Por, edhe kjo është një çështje tjetër dhe e cila kërkon një angazhim serioz të shoqërisë sonë.

Sikur autori të ishte prodhim i periudhës së LKJ-së, të kishte qenë prodhim i strukturave të ndjekjes apo të mekanizmave dhunues të para viteve 1998/99, nuk do të shkruaja as edhe një fjalë, por është i moshës që, siç thotë populli, i “qesin buzët tamël” dhe i edukuar në vitet e lirisë e të pavarësisë sonë. Madje është krejt normale të merret me emrat e përveçëm të secilit njeri të angazhuar politikisht, por të merret me “ambientin e mbytur me idealizëm”, me ambientin që nëse asgjë tjetër nuk ka bërë, e kanë nxitur një luftë çlirimtare, e cila luftë është mbështetur nga bota demokratike dhe si rezultat i saj ka ndodhur një mrekulli që do ta dëshironin shumë popuj të Evropës, se për pjesët tjera të botës as nuk ia vlen të flasim. Përndryshe secili duhet të ndjehet mirë për idealet çlirimtare, që për ndonjërin edhe mund të jenë “ambiente të mbytura nga idealizmi”.

Cila është mrekullia?

Së pari, për popullin tonë që për gati një shekull ka jetuar nën robërinë serbe, çlirimi, pavarësia, sovraniteti i shtetit dhe demokracia janë më shumë se mrekulli. Mrekulli tjetër, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, a nuk janë edhe rreth 11.000 km2, të  gjeografisë kombëtare të cilat i janë kthyer kombit, kuptohet pas shumë sakrificave të më shumë se tre brezave të shqiptarëve të Kosovës? Për gjeneratat e reja, nëse asgjë tjetër nuk ka ndodhur, ka ndodhur mundësia e krijuar nga “ambienti i  mbytur me idealizëm”(!), është krijuar mundësia që me rrugë demokratike të mundësohet ndërrimi i pushteteve nga “intelektualët” që kanë lexuar duke belbëzuar ndonjë libër, nëse shquhen për ndonjë lexim të ndonjë libri të mirë. Por, kalemxhiu shkon edhe më tej se kaq dhe deklaron: “e i cili nuk donte as të shihte e lëre më të mirëkuptonte ambicien individuale”. Këtu njeriu normal edhe mund të pyet: për çfarë lirie individuale e ka fjalën ky farë “intelektuali”? Në cilën luftë çlirimtare apo lufte në përgjithësi mirëkuptohen liritë e ambiciet individuale kur kërcënohet substanca kombëtare, ashtu siç i ishte kërcënuar kombit tonë nga politika e gjenocidit të Beogradit, e cila politikë antishqiptare po vazhdon edhe sot? Nuk thuhet kotë: “kur vërgllojnë armët, heshtin muzat”. Natyrshëm kur heshtin armët, muzat duhet të jenë në rolin e tyre veprues.

Frika nga idealizmi e jo nga autoritarizmi?!

Nisur nga kjo logjikë tipike sllave, të gjithë brezat e idealizmës shqiptare të pas vitit 1912, na paskan qenë të “mbytur në ambiente idealiste” dhe nuk paskan respektuar “ambiciet individuale”, pse shqiptarëve ua paskan lënë amanet dhe trashëgim luftën për liri, për çlirim e bashkim kombëtar. Sipas kësaj logjike inatçore (jo e shëndetshme për moshën e re), sot duhet t’i qesim në bankën e të akuzuarve të gjithë ata shqiptarë që pas Luftës së Dytë Botërore u vranë e u zhdukën në forma të ndryshme mbi 80.000 shqiptarë, t’i dënojmë edhe një herë të gjithë ata idealistë që mbajtën mbi 600 shekuj burg në kazamatet serbe e jugosllave dhe rreth një milion qytetarëve që në forma të ndryshme u detyruan të ikin nga trojet stërgjyshore. Pra të gjithë këta t’i shpallim tradhtarë e tradhtarët t’i shpallim heronj. Se për dëme të tjera materiale që i janë shkaktuar vendit e kombit as të mos flasim. Madje kjo edhe nuk do të ishte hera e parë që ndodh nga një sortë e shqiptarëve! Prandaj jemi kaq mirë sa bota të na marrë lakmi me brezin që frikësohet nga “ambientet idealiste”! Nga ambienti që i krijoi njerëzit me integritet e dinjitet dhe siç po duket edhe integriteti dhe dinjiteti shfaqen në kohë të vështira, kur rreziku për jetën është i madh. Apo, këto virtyte zvetënohen në kohë shthurjeje e anarkie.

Çka është tepër, tepër është! Kësaj i thonë të ardhtë nga nuk e pret! Se nga politika gjenocide e Beogradit kemi pritur e përjetuar jo pak, sikundër që edhe mund të pritet gjithçka… por këto havadyzet dhe “margaritarët”e “intelektualucëve”si ky që hasa këto ditë nuk i tret mendja! Është interesant, “ambientet mbytëse të idealistëve” (ish të burgosurit politik), ishin pengesë dhe shumë të padëshirueshëm për të gjitha partitë politike të para e të pas luftës çlirimtare, bile është po ky “ambient mbytës i idealistëve” që një parti politike në Kosovë e çoi drejtë ndarjes. Një gjë e kam vërejtur shumë herë në politikë, njerëzit kanë frikë nga autoritetet idealiste dhe jo nga njerëzit autoritarë me prirje despotike?!

Frika intelektualëve të rinj nuk duhet të vije nga “ambientet e mbytura me idealizëm”, se këto ambiente janë ambiente në të cilat njerëzit janë edukuar për vetëflijim, por, frika reale duhet t’ju vije nga ambientet e mbytura të paditurisë, te mungesës se idealeve, të mafiozitetit e të paligjësive të shumta, të ambienteve nostalgjike te jugos etj.. Këto, ambientet e fundit po e mbysin perspektiven e njerëzve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …