Jakup Krasniqi: Jo paramilitarë dhe jo masakra

Jakup Krasniqi: Ja cilat janë disa nga pikat e programit të Nismës Socialdemokrate të Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokratie, Jakup Krasniqi, ka treguar disa nga pikat e programit të këtij subjekti politik. Ai ka shkruar se vizioni i këtij subjekti është për një ekonomi, tregti, arsim, kulturë, shëndetësi e turizëm pa kufi në gjithë hapësirën tonë kombëtare. Krasniqi ka prezantuar edhe moton e Nismës në këto zgjedhje, e cila do të jetë “Bashkë për shtetin”

 Postimi i plotë i Krasniqit:

 Për shtetin që kultivon dashuri njerëzore në qeverisje

Politika e socialdemokrate është dashuri për fëmijët e njerëzit tanë në përgjithësi pa dallime etnike fetare dhe gjinie.

Pa asnjë ngurrim a paragjykim, me urtësi e kurajë të njerëzishme, ne do ta kthejmë vullnetin e qytetarëve në një vullnet për mirë qeverisje e solidaritet.

Puna do të jetë epiqendra e politikës dhe e shoqërisë në Kosovën e Drejtësisë Sociale, e dashurisë për secilin njeri, e veçanërisht për ato kategori sociale që presin më shumë dashuri e përkujdesje shtetërore!.

Për vlera kombëtare e veropiane.

Shqiptarët e dy shteteve të pavarura, të Shqipërisë e të Kosovës dhe aty ku janë shtetformues, duhet të punojnë pa u vonuar për krijimin e tregut të përbashkët kombëtar në të gjitha fushat e jetës.

Evropa është vizioni ynë, por para kësaj, vizioni ynë duhet të jetë për Kosovën e lirë, sovrane e demokratike. Aty ku jetësohen vlerat evropiane.

Vizioni ynë është për një ekonomi, tregti, arsim, kulturë, shëndetësi e turizëm pa kufi në gjithë hapësirën tonë kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …