Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Katalunja dhe Kosova nuk kanë asgjë të përbashkët

Ngjarjet që ditëve të fundit u zhvilluan në Kataloni për pavarësi e shkëputje nga Spanja, bënë që zyrtarët e lartë serbë të vrapojnë për të vënë shenja barazimi mes Kosovës dhe Katalonisë! Vetëm një gjë mund të jetë deridiku e barabartë, dëshira për pavarësi e të dy popujve.

Pse deri diku?

Shqiptarët e Kosovës veç pavarësisë, përpjekje të tyre shekullore, pas pushtimit nga Serbia (1912) dhe copëtimit të trojeve shqiptare nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në verën e vitit 1913, kryeaspiratë kishin çlirimin dhe bashkimin e kombit. Ky fakt nuk ka ndodhur me Kataloninë. Pra, pavarësia e Kosovës, pas një lufte njëshekullore për liri, çlirim e bashkim kombëtar, erdhi si imponim ndërkombëtar për të penguar bashkimin e shqiptarëve. Me ketë imponim ndërkombëtaret e kishin, jo për të bërë një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme e të natyrshme të shqiptarëve, por për t’ia lehtësuar Serbisë njohjen e pavarësisë dhe njëkohësisht duke ju ofruar serbëve të Kosovës një “diskriminim” të gjerë pozitiv. Dhe nuk ka asnjë dyshim, ky diskriminim pozitiv e ka bërë jofunksional shtetin e Kosovës. Pra, krahasimi i pavarësisë së Kosovës me dëshirën e popullit të Katalonisë për pavarësi ka shenja barazimi, gjithçka tjetër është më shumë se e pakrahasueshme. Opinioni vendor dhe evropian ia vlen që t’i dijë dallimet e shumta që janë më shumë se të njohura, mes zhvillimeve që për një shekull kanë ndodhur në Kosovë, e që në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohen me ato që gjatë të njëjtës periudhë kanë ndodhur në Kataloni.

Populli shqiptar i Kosovës, që nga viti 1912/13 e krejt deri në luftën e fundit, më shumë se një herë i është nënshtruar politikave të gjenocidit, të cilat politika si qëllim kryesor kishin zhdukjen e plotë a të pjesërishme të shqiptarëve të Kosovës. Të gjitha mjetet tjera të luftërave për shfarosje e dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore, duke përfshirë edhe zjarrvëniet e shumta, para e pas Luftës së Dytë Botërore, e sidomos gjenocidi i shtrirë në vitet 1998/99 (vrasjet masive të civilëve të pafajshëm e të paarmatosur dhe dhunimi i mbi 20.000 grave e vajzave), ishin në shërbim të politikave të gjenocidit serb. Nuk kam asnjë dyshim, katalanasit në jetën e tyre politike në shtetin e Spanjës nuk kanë kaluar asnjë golgotë të vetme, ndërsa shqiptarët e Kosovës kanë kaluar disa herë dhe të gjitha janë të njohura nga bota demokratike. Pa dyshim, kulmi ishte në golgotën e fundit 1990-1999. Maja e kësaj golgote ishte lufta e fundit, 1998-1999. Kjo luftë u bë shkas edhe për ndërhyrjen ndërkombëtare për shkak të krizës humanitare që kishte shkaktuar regjimi kriminal i Millosheviqit, për të cilat ai u përgjigj para Tribunalit të Hagës, i cili për shkak vdekjes së tij mbeti pa u dënuar.

Pas luftës dhe bombardimit 78-ditësh të NATO-s, në Kosovë u vendos Administrimi Ndërkombëtar, i njohur si UNMIK, si periudhë tranzitore që do të çonte Kosovën në Statusin Final të saj. Asnjë nga këto që u thanë, nuk kanë ndodhur në Kataloni. Për të ardhur deri te Pavarësia me bashkërendim ndërkombëtar, në Vjenë për këtë çështje janë zhvilluar bisedime të udhëhequra nga emisari i Sekretarit të Përgjithshëm, Presidenti i Finlandës (1994-2000), zoti Marti Ahtisari. Bisedimet zgjaten dy vjet (2006-2007) dhe përfunduan me Dokumentin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës. Bisedimet patën filluar dhe u orientuan sipas Deklaratës së Grupit të Kontaktit, i cili i përcolli ato bisedime deri në fund. Qëllimi i bisedimeve ishte që në fund të këtij procesi Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhej ta shfuqizonte Rezolutën 1244 të KS dhe me një Rezolutë tjetër të njihej ndërkombëtarisht Pavarësia e Kosovës dhe bërja e saj anëtare e OKB-së. Pasi kjo nuk shkoi për shkakun se Serbia nuk e miratoi Dokumentin e Presidentit Ahtisari, Kosova në bashkërendim me faktorin ndërkombëtar zgjodhën rrugën e dytë të Pavarësimit të Kosovës nga përfaqësuesit e zgjedhur të popullit të Kosovës, dhe kjo u bë më 17 shkurt 2008.

Pra, asgjë nga këto që u thanë, nuk kanë ndodhur as me Spanjën e as me katalanasit. Sigurisht që ka edhe shumë arsyeje e argumente të tjera, që nuk u përmendën në këtë rast, që kanë ndodhur në Kosovë e nuk kanë ndodhur në Kataloni. Nuk kanë ndodhur këto edhe për faktin se Spanja ishte vend demokratik dhe anëtare e BE-së. Prandaj çdo përpjekje për të barazuar situatën në Kataloni sot me ato që kanë ndodhur në Kosovë për një shekull, janë më shumë se humbje kohe koti.

Shkurt, në asnjë mënyrë dhe askush nuk mund të vejë shenja barazimi në mes pavarësisë së Kosovës dhe referendumit për pavarësinë e Katalonisë! Faktet e afruara se bashku me vendimin e GJND-së të korrikut 2010, se pavarësia e Kosovës nuk bie në kundërshti me normat e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare, të gjitha faktet e sjella i bëjnë krejt të panevojshëm refuzimin që pesë shtetet e BE-së, e të cilat po kundërshtojnë që ta njohin Pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …