Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Kauza ishte e drejtë

 Po aq sa ishte e drejtë, kauza e popullit shqiptar në vitin 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve, në Londër la jashtë kufirit të Shqipërisë më shumë se gjysmën e trojve shqiptare, po, sa atëherë edhe sot, kauza e gjithë shqiptarëve, pos atyre që i kanë zaptuar institucionet e shtetit dhe i mbajnë të zaptuara duke qenë lojal si ndaj Serbisë e Malit të zi e po ashtu edhe  ndaj të tjerëve që ju intereson vetëm siguria, por jo edhe drejtësia dhe e vërteta. Kauza mund të duket si e “rreme”, vetëm pse ajo nuk po mbrohet nga ata që e kanë marrë përgjegjësinë për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të kësaj toke. Nuk po mbrohet nga ata që po e shkelin me katër këmbët Kushtetutën, nga ata që po e shkelin betimin, se do të mbrojnë sovranitetin e shtetit dhe do t’u shërbejnë me besnikëri e devotshmëri qytetarëve të vendit. Pasi ata, qeveritarë e shtetarë, e kanë shkel betimin, kanë shkel Kushtetutën, duke u betuar e përbetuar në ata që i kanë emëruar apo janë bërë mburojë e krimit dhe e korrupsionit dhe e kapjës së çdo institucioni të pavarur të shtetit. Kjo është e dhimbshme, ndonëse, avokatet e qeveritarëve të korruptuar shpesh thonë se “nuk do të komunikojnë më të korruptuarit”. Po të ishte kështu, mirë do të ishte?!

Pse e përmenda Konferencën e Londrës së vitit 1913?

E përmenda për të treguar sesi e arsyetonte vendimin për coptimin e shqiptarëve dhe të trojeve të tij, Ministri i Mbretërisë së Bashkuar, Eduard Grei, pat thënë: “… në arritjen e kësaj marrëveshjeje cështja e parë thelbësore ishte të ruhej mirëkuptimi midis vetë fuqive të mëdha dhe nëqoftëse marrëveshja për Shqipërinë e ka siguruar ketë, atëherë është bërë puna që është më thelbësore, në interes të paqës në Evropë.” A duhet trojet tona të bëhen pre për sigurinë e të tjerëve përseri?

Për padrejtësinë që u ishte bërë atëherë shqiptarëve, do të shkruan një diplomat amerikan, i cili një kohë kishte qenë Ambasador i SHBA-së në Athinë e më vonë në Podgoricë. Fjala është për George Fred Wiliams (1852 – 11932), i cili ka shkruar një artikull të gjatë (libër) për Shqiptarët, ku shkruan: “ Sikur politikanëve të Evropës t’u kishte mbetur qoftë edhe një grimë ndjenje njerëzore dhe arsyje për të kompensuar padrejtësitë shekullore, atëherë fuqitë e mëdha do t’i kishin dhënë shqiptarëve një rast për të ngritur një qeveri  dhe bërë një kushtetutë të tyre. Madje edhe nje njeri me dy pare mend do të thoshte se një popull trim dhe luftarak nuk do të pranonte kaq lehtë zëvendësimin e një tiranie të vjetër me një të re. Mirëpo një diplomaci pa tru bënte plane t’i impononte këtij populli një sundim arbitrar, të destinuar të dështonte.” Kështu shkruante Ëiliamsi para më shumë se 100 viteve. Sot nuk duket të jemi popull trim e luftarak, se na përfaqësojnë në institucione, Isa e Thaçi.

Atëherë edhe mund të ishte kështu, se shqiptarët nuk kishin një qeveri të dalë nga zgjedhjet e lira, siç e “kemi” tani, ndonëse sjellja e qeveritarëve tanë, nuk len për të kuptuar se këta janë zgjedhur nga vullneti i qytetarëve, prandaj nuk ndjejnë përgjegjësi për t’ju shërbyer atyre. Pse po them kështu?

Po them kështu, se këta qeveritarë, pas kundërshtimeve të ekspertëve (gjeografeve) dhe qytetarëve në disa protesta mjaftë masive, do të kërkonin ndihmën e Arbitazhit, por kështu si po sillen këta qeveritarë të pamend, nuk mund të ketë as arbitrazh?! Pse këta njerëz sillen kështu? Është vështirë për t’i kuptuar, por një gjë po dihet, këta njerez kanë shkalluar dhe nuk duhet lejuar të qeverisin as edhe një ditë të vetme. Atëherë shqiptarët nuk e kishin shtetin e njohur, nga asnjë shtet i vetëm, por pse sot pas tetë viteve të pavarësisë, e mbi 100 njohjeve, qeveritarët tanë, lejojnë të bëhet dicka si atëherë?!Natyrisht në përmasa të tjera. Për atëherëËiliamsi, shkruante: “Pjesë të cmuara të trojeve shqiptare i bënë copa – copa dhe ua ndanë fqinjëve veriorë, jugorë dhe lindorë, duke krijuar kufij të paqëndrueshëm për të gjitha vendet fqinje dhe shkaqe të përhershme për të gjitha vendet fqinje dhe shkaqe të përhershme për luftë.”

Këta njerëz që kanë bërë marrëveshje të dëmshme me Serbinë, që kanë bërë demarkacion në dëm të terrësisë territoriale, këta njerëz që nuk kërkojnëqë çështja të shkon në Arbitrazh, duhet të largohen nga aty ku janë më çdo mjet demokratik. Pasi këta “janë bërë bashk më ujqit për të shqyer kopenë!”

Po e përfundoj me një citat të Wiliams-it, i cili kishte thanëë: “Do të vij koha kur diplomacia e zezë me rrenjë në epokat e mesjetës e që i quan të gjitha kombet armiq për vdekje, të bëhet copa – copa dhe të zëvendësohen me ndjenjën e simpatisë dhe të vëllazërisë  mes njerëzve dhe ne të zgjohemi e të kuptojmë se mbarësia e një populli nuk do të thotë deomos fatëkeqësia e tjetrit…”

Pas gjithë kësaj që kanë ndodhur, zgjidhja u përkët vetëm qytetarëve!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …