Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se Kuvendi si organi më i lartë i shtetit, nuk e ka mandatuar as një institucion të lartë të shtetit dhe asnjë drejtues të ndonjë institucion që të bëjë pazare me territorin e vendit. Po të ndodhte kjo, atëherë veprimi do të ishte i institucioneve përkatëse të shtetit që paguhen nga paraja publike për ta mbrojtur Kushtetutën e vendit. Pasi me Kushtetutë janë të ndara pushtetet dhe pavarësia e tyre e veprimit, veprimi i tyre duhet të jetë ndaj kujtdo që shkel ligjet dhe Kushtetutën. Me Kushtetutën tonë, këtë mandat nuk e kishte në vitet 2012- 2013, ka shkruar Krasniqi.
