Jakup Krasniqi: Dëmin që “insajderi” ia shkakton buxhetit të Kosovës dhe PTK-së nuk ia shkakton gjithë “fisi” im

Jakup Krasniqi: Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte strategji-çlirimin e vendit

Në luftën e Prekazit u vranë 58 (62) shqiptarë, fëmijë, gra, pleq e të rinj dhe kjo qe një humbje e madhe për tërë kombin, e sidomos për Drenicën e Jasharët. Llogaria qe bëri armiku doli e gabuar, sepse radhët e UÇK-së po shtoheshin në mënyrë marramendëse. Populli, e sidomos rinia, po bindej gjithnjë e më tepër se nderi e dinjiteti i kombit e i Atdheut do të mbrohej vetëm me luftë të armatosur e jo me përulje prej zvarraniku. Lufta veç kishte filluar. Pushka ka qenë ajo që gjithherë kishte mbrojtur nderin dhe dinjitetin e njeriut e të kombit. As në luftën që nisi në Likoshan, Qirez dhe Prekaz s´mund të pritej diçka tjetër. Vrasja e komandantit legjendar, sakrifica kolektive e tre brezave të Jasharëve (Shaban Jashari, Ademi dhe Kushtrimi, ishin: gjyshi, Shabani me të birin, Ademin dhe nipin, Kushtrim Ademin, tre breza njëherit ranë me pushkë në dorë për Kosovë), hapi një epokë të re të lavdisë, të tragjedisë e të madhështisë në historinë tonë më të re. Lufta për liri hyri në një rrugë të pa kthim dhe do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptaret e fituan jo vetëm lirinë, por në rrugën e shtet-ndërtimit e fituan edhe Botën Demokratike. Bota shpejt u bind për vendosmërinë e shqiptarëve, për pathyeshmërinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila po njihte vetëm ngritje. Adem Jashari u bë legjendë e përjetësisë. Ora e Kosovës kishte ardhur. Frika ishte mundur, vështirësi do të kishte, po fitorja ishte e pashmangshme. Vetëm tradhtarë e frikacakë dhe mohuesit e luftës çlirimtare kishin frikë nga liria. Liria po vinte për të gjithë. Më të guximshmit nuk hezituan ti hapin flatrat si shqiponja për ti dal zot Atdheut në kohë furtunash të rrezikshme. Furtuna e luftës kaloj, por pas furtuna nuk u menaxhua si do të duhej menaxhuar!!!

Duhet të themi se mënyra sesi u organizua sulmi mbi Prekaz dhe fshatrat përreth e sidomos me seriozitetin dhe përmasat e zjarrit që përdori armiku bënë që të gjendej e befasuar dhe e papërgatitur Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ajo jo vetëm që u gjet e befasuar, por edhe nga mënyra sesi u pozicionua armiku e bëri të pamundshme shkuarjen në ndihmë forcave të UÇK-së që ndodheshin të rrethuara në Prekazin e Poshtëm. Zjarri ushtarak që përdori armiku ato ditë ishte i përmasave të mëdha dhe kishte qëllim zhdukjen e themeluesve të UÇK-së dhe të qëndresës shqiptare, që ishin të përqendruar në Prekazin e Poshtëm. Armikut hesapet i dolën të gabuara, themeluesit e ushtrisë  çlirimtare gjendeshin kudo ku kishte shqiptar si në Kosovë ashtu dhe në diasporë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte siguruar vazhdimësinë dhe pavdekësinë e saj. Rënia e tre brezave luftëtarë të Jasharëve çelikosi themelet e UÇK-së dhe të Kosovës. Flijimi biblik i Jasharëve e mobilizoi gjithë kombin shqiptar, kudo ku ai ndodhej. U organizuan demonstrata brenda dhe jashtë atdheut, kudo u brohorit: “Gjithë shqiptarët janë UÇK”! Nëse aty-këtu pati shenja dobësie të UÇK-së për t’i shkuar në ndihmë Komandantit Legjendar, ajo dobësi do të kthehej në guxim e vendosmëri për ta vazhduar veprën jetësore të Adem Jasharit – Çlirimin e Kosovës, krijimin e shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik si dhe hapjen e të gjitha perspektivave për tu bërë pjesë e botës demokratike.

Pas luftimeve në Likoshan e Prekaz, pas masakrave mbi popullsinë duarthatë, SHP i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, detyrohet të analizojë strategjinë e veprimit ushtarak. Lufta Guerile e tipit „sulmo e zhduku“ nga vendi i ngjarjes u tregua e dëmshme, sepse armiku po hakmerrej në mënyrën më kriminale mbi popullsinë civile, mbi gra, pleq e fëmijë. Lufta Guerile padyshim që i konvenonte shumë UÇK-së (ani pse shumë luftëra guerile kanë mbetur brenda ati pragu dhe nuk kanë fituar për faktin se nuk janë shndërruar në ushtri vullnetare me karakter popullor, kujto IRA-në dhe ETA-në etj.). Kalimi i UÇK-së nga Guerilja në Njësite e ushtri vullnetare ishte domosdoshmëri dhe ketë domosdoshmëri e imponuan nga masat barbare që i ndërmerrte regjimit kriminel të Beogradit. Barbaria e armikut u tregua në Likoshan, Qirez, Prekaz të Poshtëm etj. Mënyra e luftës që u imponua nga Serbia dhe gatishmëria e UÇK-së për tu përballur edhe frontalisht me makinerinë ushtarake serbe e bëri të suksesshme UÇK-në. Nuk ka asnjë dyshim, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte ushtri vullnetare  e popullit të Kosovës. Ia vlen ta themi se Adem Jashari – Komandanti Legjendar i UÇK-së, nuk ka qenë ithtar i luftës guerile, por vetëm pas Epopesë së UÇK-së të marsit 1998 është përdorur forma e luftës që ka preferuar Adem Jashari. Madje edhe 5, 6 e 7 Marsi nuk e kishte asnjë element të luftës guerile. Ndërsa, qëllimi i armikut ishte: që UÇK mos të mbështetej nga populli shqiptar, kjo ishte edhe një arsye shtesë pse ushtria e policia serbe hakmerrej mbi popullsinë civile. Por qëllimi i parësor i Serbisë ishte zhdukja e plotë ose e pjesërisht e popullit shqiptar të Kosovës. Situata e krijuar, shkalla e lartë e luftimeve dhe rrezikimet e mëdha për popullsinë civile e shtrojnë domosdoshmërinë para SHP të UÇK-së ngritjen e përgjegjësisë disiplinore dhe organizative. Një nga detyrat më prioritare ishin:

    Zgjerimi i ushtrisë me njerëz të rinj e të guximshëm;

    Sigurimi i armëve sa më të sofistikuara për luftën;

    Zgjerimi i ushtrisë, fillimisht në fshatrat që kishin një mbrojtje strategjike;

    Ngritja e llogoreve të luftës do të thoshte heqje dorë nga lufta guerile,

    Krijimi i sa më shumë territoreve të lira dhe

    Në mesin e vitit 1998 u kalua në Formacione ushtarake deri në Brigada.

Këto ishin fazat e strategjisë ushtarake të SHP të UCK-së, ndonjë strategji a doktrinë tjetër individualiste nuk ka ekzistuar a propozuar, e as që është kundërshtuar deri në përfundim të Luftës Çlirimtare. Pas luftërave çlirimtare, praktika të shumta në Botë kanë treguar e tregojnë, tregon edhe praktika e jonë sesi shtohet numri i luftëtarëve (veteranëve) e pse jo edhe i gjeneralëve e doktrinarëve, mund të shtohen edhe strategji e strategë të ndryshme të ri pse jo. Më e rëndësishmja është se me dobësi e suksese politike e ushtarake, me ngritje e rënie Kosova fillimisht fitoj aleatë të shumtë e padyshim më kryesori ishte Aleanca Veri-atlantike – NATO me të cilën se bashku arritëm ta çlirojmë Kosovën nga pushtuesi më 21/22 qershor 1999 kur e tërë makineria armike u largua nga Kosova dhe pastaj më 17 shkurt 2008 përfaqësuesit e zgjedhur të popullit të Kosovës e Shpallën Pavarësinë e Sovranitetin e Republikës së Kosovës. Kështu u realizua strategjia e çlirimit të Kosovës!

Çdo luftë len pas vete edhe të pakënaqurit e hatermbetësitë e saj! Po kjo është çështje tjetër. E pakënaqur është edhe Serbia dhe kjo është mirë!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …