Jan Kickert: Komuniteti ndërkombëtar e konsideronte Hashim Thaçin, politikan me rëndësi për qetësimin e situatës ndëretnike

Dëshmitari, Jan Kickert, gjatë fjalës së tij, në Gjykatën  Speciale, Hagë, në një rast të përmendur nga gjyqtari Kristof Bart, theksoi se komuniteti ndërkombëtar e konsideronte Hashim Thaçin si një aleat me vlerë për të qetësuar situatën ndëretnike në Kosovë, e cila ishte tensionuar pas luftës. Ai gjithashtu përmendi një video ku Thaçi  fliste për grupet etnike dhe kundërshtonte veprimet hakmarrëse. Dëshmitari gjithashtu nënvizoi se qëllimi i komunitetit ndërkombëtar ishte të ndalte konfliktin në Kosovë dhe të kufizohej numri i incidenteve, duke theksuar besueshmërinë në udhëheqjen  e Thaçit, i cili  vinte nga UÇK-ja. Dëshmitari, Jan Kikert,  nuk mund të kujtonte nëse Thaçi ose Qeveria e Përkohshme e Kosovës kishin marrë ndonjë masë lidhur me incidentet ndaj komunitetit serb, ai vuri në dukje se kishte ende problematika të mëdha në siguri dhe angazhim politik nga ana e shqiptarëve të Kosovës, veçanërisht nga UÇK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …