AAK-NISMA

Jo zyrtarisht: Koalicioni AAK dhe Nisma pritet të kthehen shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Koalicioni AAK dhe Nisma pritet të kthehen shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës, pas një mungese disa mujore. Deputetët pritet të kthehen në Kuvendin e Kosovës, në kohën kur  do të mbërrijë për t’u votuar ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Edhe përkundër kthimit, qëndrimi i AAK dhe Nismës karshi demarkacionit me Malin e Zi nuk do të ndryshojë. Deputetët e këtij koalicioni pritet të votojnë kundër ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. Në disa medie spekulohet se rikthimi i AAK-së dhe Nismës në Kuvend do të bëhet pasi Kosovën e vizitoi ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland, e cila bëri thirrje që Kuvendi të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, por gjatë vizitës nuk i ka takuar fare përfaqësuesit e opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …