Komisioneri i BE-Së, Johannes Hahn

Johanes Hahn i kërkoi falje qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë që ende nuk është arritur një vendim në favor të tyre

Në konferencën për shtyp që u zhvillua pas mbylljes së takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, në Luksemburg, komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn i kërkoi falje qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që ende nuk është arritur një vendim pozitiv për ta. Hahn shtoi se këto dy vende i kanë përmbushur kërkesat. “I kërkoj falje qytetarëve të dy vendeve që nuk arritëm të binim dakord. Procesi është I bazuar në merita dhe këto dy vende i kanë realizuar kërkesat. Unë kam bërë maksimumin tim. 25 shtete janë në favor të hapjes së negociatave. Nuk kam asnjë indikacion që Macron do të ndryshojë qëndrim. Na duhet një sinjal politik për të dhënë dritën jeshile për nisjen e bisedimeve. Duhet të nisin përgatitjet për hapjen e bisedimeve për kapitujt e parë që janë ato të sundimit të ligjit”, tha Hahn.

Kontrolloni gjithashtu

Armend Zemaj

Armend Zemaj: As i dyti nuk ka shumicë, Qeveria e unitetit mbetet zgjidhja për krizën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se asnjëra nga partitë politike, …