Josep Borell: Veprimet e njëanshme e të pakoordinuara në Kosovë rrezikojnë stabilitetin dhe janë të papranueshme

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka reaguar ndaj situatës së krijuar në veri të vendit tnë mëngjesin e sotëm, gjendje e tensionuar e cila ende po vazhdon, pasi Policia ndërmori një aksion anti-kontrabandë në disa rajone të vendit, ku përfshihej edhe veriu, por aty hasi në rezistencë të dhunshme nga serbë. Shefi i BE-së, Borrelli i ka quajtur veprimet e Policisë dhe të Qeverisë së Kosovës të njëanshme dhe të pakoordinuara” që rrezikojnë sigurinë. “Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalojnë menjëherë. Veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme”, tha ndër të tjera Josep Borrell dhe kërkoi që këto çështje të ngrihen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …