leoni

Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: Në Kuvendin e Mërgatës

Fjalë të ëmbla, fjalë pa lek

të madh e të vogël ,

të gjithë kanë prek ! ?

U gëzuan mali, fusha e deti,

folen Rama e Ahmeti.

Me premtimet që dha Thaçi

si gjithmonë zemrën na e kënaqi ,

zëri i tij fort kumboi;

me të fare s’bëhet lojë,

pa kaluar mbi trup të tij,

kush në Kosovë nuk ndërron kufij !

Korrigjim e shkëmbim,

sot, i ndërroi me bashkim

Si gjahtarët pa armë në gjah

folen burrat fjalë të mëdha .

 

J.Z. 1 mars 2019

 

 

BLERJA E VOTAVE

Blerja e votës është e lirë

një kile grosh e një thes miell,

brohoritja deri në qiell

kjo parti na bën të lirë,

vendin tonë na lulezon,

për n’Europë rrugën shkurton !

Me mashtrime e premtime

populli ëndrrat ushqen kot,

sikur dje edhe sot ” kazani “,

s’ka t’mbaruar tranzicion !?

Barrën shton edhe BE-ja 

vit për vit kërkesa të reja,

sikur miun nê labortor

Shqipërinë e përdor ?!

 

Dilbeek, mê 28 shkurt 2019

 

HAJRUSHI POET

 

Si vagona trenash

vargjet varg e vijë;

si gjella pa kripë,

as këngë, as poezi !?

Komente e pëlqime

si t’ishte Lasgushi,

pa lexuar asnjë libër,

poet u bë Hajrushi !

Doktori i letërsisë

e ngrehu në qiell,

shkruaka si Migjeni

me vargun e lirë !?

J.Z., 26 shkurt 2019

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …