Brickos

Bajram Arifi: Shfletimi i historisë: 27 vjet më parë, Referendumi për Kosovën Lindore

Bajram Arifi: Shfletimi i historisë: 27 vjet më parë, Referendumi për Kosovën Lindore

25 vite më parë me 1 dhe 2 mars të vitit 1992 ishte koha kur shqiptarët përpos stërvitjeve dhe parapërgatitjeve ushtarake, paralel me ta kishin edhe organizimin politik për shpalljen e pavarsisë së Kosovës në Kosovë, Iliridës në Maqedoni dhe referendumi politikë për shpalljen e autonomisë së Kosovës lindore si pjesë e pandarë e Kosovës. Pos aktivistëve tjerë në këtë organizim të veprimtarisë kombëtare nuk mungoi kontributi i Komandant Balës z. Bajram Arifi sikur që shihet edhe në foto. Asnjëher dhe në asnjë moment nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij. Komandant Bala njihet luftëtar i guximshëm në luftën e UÇPMB-së dhe të UÇK-së, është invalid lufte nga plagët e fituara gjatë luftës. Në vend që t’i gëzohej lirisë ai vuajti 6 vite dënim me burg. Një fat të këtillë kishin numri më i madhë i luftëtaëve të vërtetë. Ata u lanë në haresë dhe u anashkaluan nga të njëjtët matrapazë të cilët ndër dekada i qëndruan besnik politikave sërbe dhe bashkpunimit me institucionet e sërbisë.

Sot Presheva, Medvegja dhe Bujanovci as për së afërmi nuk i gëzojnë disa të drejta legjitime të cilat i kishte para 27 viteve.

Flamuri kombëtar valonte oficialisht, ai vendohej në vende publike si në Komunë ashtu edhe në shkolla. Edhe pse ndër okupim, asaj kohe komunat kishin gjykatën themelore, kryeshefi i policisë ishte shqiptarë dhe numri i paraleleve ishte shumë më i madh se sot.

Edhe pas 25 viteve nga referendumi për shkëputje nga Sërbia dhe bashkangjitjen me Kosovën, partitë politike dhe liderët e tyre siç është Riza Halimi dhe të tjerë, ata edhe më tej po vazhdojnë me politikën e tyre anti kombëtare. I njëjti njeri në vitin 1992 formoi grupe paralele duke e penguar referendumin dhe platformën politike të organizuar nga Kryetari i kvshillit për organizimin e referendumit z. Ibrahim Kadriu dhe siç dihet publikisht, Riza Halimi bashkë me kryetarët e komunave të asaj kohe organizuan mbledhje të jashtzakonshme duke e shpallë të pavlefshëm referendumin dhe vullnetin e popullatës shqiptare të asaj kohe, duke sjellë vendim që Kosova lindore të mbetet njësi administrative e Republikës së Sërbisë. Pas kësaj mbledhje të jashtzakonshme me mbështetjen sërbe, Riza Halimi e suspendoi nga puna Prof. Ibrahim Kadriun të cilin e shpallën njeri të sëmurë mentalisht.

Është më se e qartë se subjektet politike,e kryekomandanti Shefket Musliu.në luginë nuk pranuan të përfaqësojnë dhe mbështesin kërkesat e UÇPMB-së që me ndërmjetsimin e faktorit ndërkombëtarë dhe emisarët e tyre Pieter Feijd dhe Shon Soliven të ulen dhe të nënshkruajn marrëveshje me palën sërbe për të ardhmen e këtij teritori dhe popullatës që jetojnë në te.Por neshkruan kapitullimin qe popullata e lugines qe te mbetej nen cizmen e shkaut.

Sot, pjesëmarrësit në rradhët e UÇPMB-së janë të shpërndarë dhe nuk mund të kthehen ne vatrat e tyre. Ata nuk kanë status të veteranit dhe shprehin indinjatë të thellë për mospërfilljen dhe respektimin e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Njeriu i cili më së tepërmi po ngren zërin kundër padrejtësive dhe i cili kërkon njohjen e statusit dhe benificionet për dëshmorët dhe familjet e tyre është z. Bajram Arifi – Komandant BALA. Shefket Musliu ka anashkaluar dhe ika hequr nga lista e invalidet,dhe veterant shum prej tyre,kurse ka ber veteran e invalid lufte qe fare skan qen ne luft!

Ai edhe mëtutje është i paluhatur në qëndrimin e tij se synimi final dhe dëshirë e çdo shqiptari është zgjedhja përfundimtare e bashkimit të tokave shqiptare të ndara nga padrejtësisht në konferencën e ambasadorëve dhe Kongresin e Berlinit. Rishqyrtimi i vendimeve të padrejta nga San Stefani do të nxjer në pah shumë mangësi të cilat intelektualët shqiptarë dhe institucionet relevante një kohë të gjatë i heshtin dhe nuk dëshirojnë të vazhdojnë punën e tyre të duhur. Kjo le të kuptojm se ata janë bërë rob të politikave të huaja dhe të mirave personale duke bërë Pazar në dëm të interesave kombëtare dhe në interes të karierës dhe xhepave të tyre!

(Bajram Arifi ish komandant Bala invalid lufte).

 

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …