Fehmi Rama

Fehmi Rama: Sërish vjen marsi!

5, 6, 7 marsi i 1998, janë ditet më sublimimin më të madh për lirin e vendit tonë, është kohë kur në zemrat e gjithë atyre që frymojnë shqip lindën mijëra ADEM JASHARA.

Marsi është muaji në të cilin arriti kulminacionin sakrifica për liri, në rrafshin atdhetar Jasharajt u bënë Meke e shqiptarëve. Nuk ka shqiptar në rruzullin tokësor që nuk ka ndje për Komandanit Legjendar dhe familjen e tije.

Sakrifica e tyre dha mesazh për të ndjekur rrugën e liris, dhe këtë mesazh e muaren djalëria më atdhetare duke shumfishuar aradhet e UÇK-së, dhe dërguar amanetin në vend për të mos i lëshuar armet deri në çlirim.

Adem Jashari është forca magnetike e UÇK-së, ra heroikisht së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave.

Adem Jashari dhe shokët e tij ishin vizionar të lirisë, përjetësia e tij është liria jonë, është vetë demokracia dhe integrimi i Kosovës, është aleanca me vendet më të fuqishme më demokratike të botës.

LAVDI!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …