Ka filluar Festivali ndërkombëtar i artit “Nën Braza të kohës” – Edicioni i Dytë

Në fshatrat Strellc i Poshtëm dhe Isniq të Komunës së Deçanit ka filluar Edicioni i dytë i festivalit Nën braza të kohës që do të zgjatë deri më 13 korrik.

Pika fillestare e aktivitetit është një kullë në fshatin Strellc i Poshtëm në Rrugën Adem Beqiraj, nr. 17. Aty do të zhvillohen workshope, procese provash e aktivitete të ndryshme me rreth 70 studentë, profesorë dhe artistë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Prej aty, do të fillojë të inskenohet rruga 2 km-she që të qon në fshatin fqinj – Isniq. Rruga në formë procesioni do të përshkruhet me tekste, aksione e ekspozita të përbashkëta.

Në fshatin Isniq antropologia norvegjeze Berit Backer hulumtoi gjatë viteve të 70-ta, duke përshkruar jetën dhe zakonet e familjeve shqiptare, si dhe pozitën e gruas në këtë fshat në librin e saj Behind Stonewalls.

Përshkrimi i saj është i lidhur me tekstet e Medeas të dramaturgut gjerman Heiner Müller, tekste këto të përkthyera në gjuhën shqipe tashmë. Krahas rrugës, nëpër shtëpi do të realizohen aksione të ndryshme , duke përdorur edhe materiale tjera kulturore të banorëve. Ky konstelacion do ta shoqërojë aktin final artistik drejt sheshit të fshatit.

Procesioni rrugor zhvillohet në pesë faza dhe fillon më datën 13.7. nga ora 17:00.

– Aktiviteti në kullë/Strellc

– Inskenimi i rrugës 2 km në Isniq

– Aksione nëpër shtëpi/kulla buzë rrugës kryesore në Isniq

– Shfaqja në Sheshin e Isniqit

– Kthimi 2 km për në Kullë/Strellc dhe përmbyllja e festivalit

Pjesëmarrës:

Studentë dhe profesorë të universiteteve vijuese:

UBT – Prishtinë (Faculty of Architecture and Spatial Planning); Architekturteams der TU Wien (Universiteti Teknik i Vjenës);

./studio3 – Institut für experimentelle Architektur an der Universität Innsbruck (Instituti për Arkitekturë Eksperimentale – Universitetin i Innsbruck-ut).

Aktorë të tjerë, artistë të arteve pamore, muzikantë, regjisorë nga Austria, Gjermania, Italia, Zvicra, Sllovakia, Finlanda, Norvegjia, Shqipëria dhe Kosova.

Drejtues të programit: Rajmonda Ahmetaj, Alban Beqiraj, Katarina Csanyiova, Andreas Pronegg.

Programi / Tekste që do të punohen gjatë festivalit:

-Heiner Müller: Peisazhe me argonautët, Loja e Medeas

– Melanie Hollaus – The Act of Love, The Act of Birth, The Act of Killing (FILM)

-Hans Echnaton Schano (The Living Theatre) – People`s Project

-William Butler Yeats – Kthimi në brazë

-Elfriede Jelinek – pjesë nga “një dramë sporti”

– Idlir Azizaj – Medea, arti i ekzilit

– Shqipe Gashi – Nitë, e disa pjese tjera

Ekspozita/Aksione nga:

Franziska Helmreich, Bernard Gaul, Studio 3 (Innsbruck) e disa tjera nga artistë pamorë vendas dhe ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …