leoni

Ka filluar ndërtimi i fushës sportive në Bardh të Malishevës

Në kuadër të realizimit të projekteve, e në veçanti në kuadër të rregullimit të infrastrukturës në shkollat e Komunës së Malishevës, ka filluar ndërtimi i fushës sportive në shkollën e fshatit Bardh. Këtë fushë, krahas nxënësve, do ta shfrytëzojnë edhe të rinjtë e fshatit. Pas ndërtimit të objektit të ri të shkollës, tani ka filluar edhe ndërtimi i fushës sportive në këtë fshat. Punimet të cilat kanë filluar sot, i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është pritur nga drejtori i shkollës, Faton Krasniqi, dhe ky i fundit e ka njoftuar për fillimin e ndërtimit të fushës, dhe rëndësinë që ka kjo fushë për zhvillimin e procesit mësimor, por edhe për aktivitete të lira sportive. Nënkryetari Berisha, fillimisht i uroi për fillimin e ndërtimit të fushës sportive dhe tha se “kjo është vetëm një nga investimet shumta që janë duke u bërë në fshatin Bardh, por edhe një nga fushat e shumta sportive që kanë filluar apo janë në fillim e sipër të punimeve, në disa nga fshatrat e Komunës së Malishevës”. Fusha sportive në Bardh, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës, me një shumë prej afro 42 mijë euro, dhe dimensionet e fushës janë standarde të fushave të vogla të futbollit, 44 metra gjatësi me 22 metra gjerësi.

Kontrolloni gjithashtu

Lis Zeneli dhe Jana Pllana fitues të edicionit të sivjemë të Diamond Fest

Festivali i këngës për fëmijë “Diamond Fest” mbajti edicionin e sivjemë me pjesëmarrje të dhjetëra …