Ka filluar punën Bordi i KPMM-së

Kuvendi i Republikës së Kosovës në Seancën plenare të mbajtur më 6 dhjetor 2021, ka zgjedhur kryesuesen Selvete Grajqevci-Pllana, dhe 4 anëtarët e Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, z.Jahir Gashi, znj. Rrezarta Pushkolli – Makolli, z.Gani Maliqi dhe  z.Gani Kastrati.

Drejtori i KPMM-së, z. Ramiz Krasniqi, e ka njoftuar Bordin e tanishëm, se mungesa e Bordit ka rezultuar me pranimin e shumë aplikacione, dhe se  jemi në pritje për shqyrtim të afër 300 aplikacioneve për hulumtim, shfrytëzim dhe aktivitete të veçanta.

Bordi ka mbajtur takimin e I (parë) ku janë marr disa Vendime të rëndësishme për funksionalizimin e KPMM-së, pasi që ky institucion, që nga data 07 gusht 2020 ka qenë pa Bord.

Njoftojmë opinionin publik dhe të gjitha ndërmarrjet e sektorit minerar të cilat kanë aplikuar në KPMM për licenca dhe leje se Bordi ka filluar punën dhe do të merret me punë intensive  deri në përfundimin e shqyrtimit të të gjitha  aplikacioneve të cilat janë në pritje për tu shqyrtuar.

Gjithashtu, Bordi u dakordua që do të bashkëpunoi me të gjitha institucionet dhe ne veçanti me ministrin e MMPHI-së, për harmonizimin e Vendimeve për krijimin e kushteve sa më të favorshme ligjore për ngritjen e sektorit minerar në Republikën e Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …