Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, Rustem Shefqet Peçi

Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, Rustem Shefqet Peçi

Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, mbas një gjendjeje të rëndë shëndetësore, Rustem Shefqet Peçi. Rustem Peçi ishte kryetar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ – Nderi i Kombit. Ai ishte ushtarak karriere, i kompletuar në arsimimin dhe kualifikimin e tij profesional. Gjatë jetës së tij aktive ai ka kryer me sukses e dinjitet detyra shumë të rēndësishme drejtuese në strukturat e ushtrisë. Rustem Peçi gëzonte statusin e veteranit të LANÇ. “Ndarja e tij nga jeta la në pikëllim familjen e tij biologjike, por edhe miq e shokë, bashkëpunëtorë të panumërt në Organizatën Kombëtare të Veteranëve të LANÇ, të cilën e drejtoi me perkushtim ideal e dinjitet”, thuhet në njoftimin e kryesisë së Komitetit Kombëtar të veteranëve të LANÇ. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …