Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Xhafer Osman Kida nga fshati Cërmjan

Dje ka ndërruar jetë, luftëtari i UÇK-së, Haxhi Xhafer Kida nga fshati Cërmjan i Gjakovës. Këtë informatë e  kanë bërë të ditur miq e familjarë të tij, përmes postimeve në rrjetet sociale. Veterani i luftës së UÇK-së Xhafer Kida ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë.  Varrimi i trupit të të ndjerit do të bëhet sot në orën 14:00, në varrezat e Fshatit Cërmjan të Komunës së Gjakovës!

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …