Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhemë Morina

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhemë Morina. Lajmin mortor e kanë bërë të ditur familjarët  e të ndjerit, të cilët shpehën dhimbjen për këtë humbje të tyre. “Shumë zor me e pranu vdekjen tande babë. Shumë e deshte Kosovën, t’pat hije edhe uniforma me gjithë Flamur. Meritat tua për Atdhe e fjalët e tua qe na dhe s’do t’i harrojmë kurrë. Shkove herët. Këshillat e emri yt do t’na mungojë në çdo vend ku shkojmë ne. Emri XHEM IMER MORINA s’do të harrohen kurrë përjetë”, ka shkruar Imer Morina. Varrimi i Xhemë Morinës u bë  sot në orën 15:00, në varrezat e fshatit Sferkë të komunës së Klinës. Xhem Morina i shërbeu vendit në kohët më të vështira, duke qenë edhe njëri nga themeluesit e Shtabit “Liria” të Brigadës 122, të Sferkë të Gashit.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj

Veterani i UÇK-së, i dënuar politik nga Gjykata Speciale, Nasim Haradinaj, padit këtë gjykatë dhe shtetet financuese të saj

Veterani, UÇK-së,  i dënuar politik nga  Gjykata Speciale Nasim Haradinaj, ka njoftuar ka ngritur një …