FSK

Kadetët e FSK-së mbajnë Ushtrimin fushor, “Kampi veror 2017’’ në Zhegoc të Gjilanit

Kadetët e FSK-së, po realizojnë ushtrimin fushor ,,Kampi veror 2017’’ me  operacionet  stërvitore qysh nga  data  5 qershor ndërsa ushtrimi përfundon më 18 qershor 2017. Në kuadër të aktiviteteve “Dita e vizitorëve”  mbahet sot duke filluar nga orën 12:00, në fshatin Zhegoc të Komunës së Gjilanit. Në planifikimin, organizimin si dhe ekzekutimin e ushtrimit fushor “Kampi veror 2017” janë të përfshirë të gjithë kadetët e FSK-së, të cilët studiojnë në Qendrën për Studime Universitare të cilët matin dhe vlerësojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara si në aspektin individual po edhe në atë ekiporë. Operacionet e ushtrimit do t’i përcjellin nga afër; oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, këshilltarët ushtarakë të NATO-s për MFSK-FSK, komandanti i Kampit Ushtarak Amerikan ,,Bondsteell’’, si dhe oficerë tjerë të kësaj force.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …